Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh të qartë Ramnës. Përmes një postimi në Twitter, ku shpërndan pamje nga protesta e shtunës, Basha shprehet se ka ardhur koha për zgjidhjen politike.
“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan kreu i PD, në potimin në rrjetin social, duke mbetur i palëkundur në kërkesat e tij.