Basha: Të derdhemi nesër në Tiranë, beteja me të keqen do ta fisnikërojë Shqipërinë!

Në mbyllje të fjalës së tij para qytetarëve të Matit, lideri i opozitës, Lulzim Basha ftoi qytetarët e Matit t’i bashkohen protestës së nesërme të opozitës në Tiranë. Basha u shpreh se, beteja me të keqen do ta fisnikërojë Shqipërinë.

“Ne nuk do të pranojmë ta ulim kokën. Beteja me të keqen do ta fisnikërojë Shqipërinë. Beteja me të keqen duhet çuar deri në fund, sidomos tani që ka mbetur një grusht i vogël hajdutësh. E nesërmja do të jetë mesazhi më madhështor, e nesërmja do të jetë sinjali më i madh i forcës së popullit të bashkuar përballë një grupi hajdutësh në panik.

Ju ftoj nga Vermoshi në Konispol, nga Bilishti në Durrës, të derdhemi nesër në Tiranë, me pjesëmarrje, me bashkim, me vendosmëri për të çelur rrugën e Shqipërisë së gjithë Europa. Zoti e bekoftë Matin, Bulqizën e Dibrën, Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ndodhen”, mbylli fjalën e tij Basha.

Kreu i opozitës, Basha u shpreh më tej se, nëse Edi Rama do të kishte pak moral, ashtu si kryeministrat në botë, sot duhej të ishte larguar disa herë.

“Prej 6 vitesh thika e së keqes ka shkuar në palcën e çdo shqiptari. Në 6 vite litari është shtrënguar, taksat u rritën, kostot e jetës u bënë të papërballueshme, padrejtësia u bë e madhe, Njerëzit që nuk pranuan faturën e padrejtësisë u burgosën, kurse politikanët e korruptuar me konceisonet, me tenderat më të tmerrshme që ka njohur Evropa, nuk shkuan përpara drejtësisë, sepse Rama e kapi drejtësinë për të mbyllur dosjet e korrupsionit.

Edi Rama po të kishte pasur një të mijtën e nderit të Tereza May apo Senbastian Kurz po ishte larguar me mijëra herë Do ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament kriminelë, vrasës e përdhunues. Do të ishte larguar kur ylli i tij Saimir Tahiri u kap me trafikantët e drogës, kur Damian Gjiknuri u kap vjedhje pas vjedhjeje dhe me qindra milionë në skandalin e Unat.

Do isshte larguar kur ylli i tij Saimir Tahiri u zvbuluar që me trafikanët e drogës Kur Dmanin Gjiknuri u kap vjedhje pas vjedhje duke vjedhur qindra milion euro me skandalin e Unazës apo OSSHE. Duhet të ishte larguar kur me kryekriminelin Ylmer Lala vodhi zgjedhjet në Dibër. Duhet të ishte larguar kur Vangjush Dako u kap duke blerë votat.

Duhet të ishte larguar kur u zbulua afera e Unazës së Re. Duhet të ishte larguar kur helmoi fëmijët me gaz. Por Rama nuk ka as një të mijtën e nderit dhe të dinjitetit të kryeministrave në botë”, u shpreh Basha.

10 1

13

11 4

10

2 34

5 14

Artikulli paraprakHashim Thaçit i ka ikur truri! E kanë kontaminuar Rama dhe Vuçiç!
Artikulli tjetërKongresi i Përmetit – Kongresi skllavo – komunist që përçau dhe vrau shqiptarët