Basha: Të gjitha fondet e shtetit në kohë krize si kjo duhet të shkojnë për njerëzit në nevojë, ne e kemi dhënë prej kohësh zgjidhjen

“Vendi ka nevojë për një qeveri të re që të punojë për njerëzit, jo që të rrijë në facebook dhe në instagram”! Me këto fjalë i është drejtuar Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, një biznesmeni të vogël sot në Laprakë, në nisje të një turi takimesh me qytetarët në këtë njesi për problemet e shkaktuara nga pandemia.

Më tej, Basha hyri në një piceri, ku foli me pronarin e saj për vështirësitë. “Ne kemi propozuar që për një periudhë gjashtëmujore, tha Basha, t’ju jepet një çek 1000 mijë, kjo do t’ju ndihmonte. Po ashtu për atë punonjës që s’ke mundësi ta paguash, 200 mijë lekë të vjetra për ta rimarrë në punë. Unë garantoj se nesër do të keni një qeveri që do të bëjë detyrën e vet”.

Kryetari i opozitës hyri edhe në furrë buke, ku dëgjoi për rënien e xhiros.

Basha tha se, propozimi i PD ishte biznesi të ndihmohej së paku si vendet e rajonit dhe nënvizoi zotimin se qeveria e ardhshme do të jetw në krahun e tyre, në krahun e qytetarëve.

 

Exit mobile version