Basha: Do të krijojmë hapësira për këdo që kërkon të kontribuojë në PD

“PD sapo ka përfunduar procesin e analizës dhe do të riorganizohet, është e drejta e çdokujt për të bërë zgjedhjen e tij politike. Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar, janë pretekst, nuk është kryetari ai që i shqyrton, por janë forumet, pasi kryetari vetë propozon dhe ka vizionin e tij. Cdo individ është i shtuar dhe do të vijojë që të ketë hapësirë për të fuqizuar PD dhe aksionin politik. Sulmet ndaj kryetarit dhe PD nuk janë ide politike dhe nuk u shërbejnë qytetarëve që përballen me krimin dhe drogën. PD ka luftuar kundër krimit dhe drogës dhe kjo është një kauzë që duhet t’i bashkojë të gjithë. I bëj ftesë cdokujt, që bashkohet rreth këtyre vlerave, lufta kundër krimit, dekriminalizimit dhe të distancohemi nga personat me rekorde kriminale, i ftoj të bashkohen rreth këtyre vlerave në një proces të hapur, modern dhe evropian, ku PD do të ndërtojë alternativën për transformimin e madh politik. Në pranverë do të mblidhet Kuvendi kombëtar, dhe gjatë këtij procesi çdo kush do të ketë hapësirën për propozime. Çdo demokrat nuk pret që të jetë proces negociatash personale, por krijimi i një hapësire, ku cdo kusht që ndanë këto vlera, pavarësisht se ka 27 vite që kontribuon apo vjen për herë të parë. Unë vetë e kam shpallur vizion tij, kjo është një parti e anëtarëve, jo kryetarit, n/kryetarit apo ish-ëve. Çdokush që ka propozime t’i parashtrojë në Kuvend, kjo është ftesa që unë kam për të gjithë”, tha Basha.

Exit mobile version