Basha: Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur është niveli më i ulët i politikbërjes

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sot lidhur me konfliktin verbal që pati në seancën e Kuvendit me kreun grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Basha ka kërkuar ndjesë për fjalorin e papërshtatshëm, ndërsa shtoi se, “Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instinkti i prindit. Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes”.
Ndërkohë, më herët, në seancën e sotme parlamentare, në replikë me Taulant Ballën, Lulzim Basha tha se mazhoranca nuk e do Vetting-un në politikë, pasi për ta do të thotë fund i karrierës politike.
“Instinkti i i parë është instinkti i prindit dhe për atë që bëre këtu ishte të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra, që të prekësh mutin bëhesh vetë pis dhe e dyta a kuptuat gjë ju pse nuk e votojnë Vetting-un”, u shpreh më tej Basha në seancë…
Reagimi i Lulzim Bashës në Twitter
Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshëm sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instinkti i prindit. Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes.

auto tw1545412929

Exit mobile version