Basha thirrje banorëve të Kurbinit: Më 2 Qershor të gjithë në shesh për të mposhtur të keqen!

Në përfundim të takimit me qytetarët e Kurbinit, kryetari i PD-së Lulzim Basha ftoi këta të fundit të bëhen pjesë e protestës së shtatë kombëtare të opozitës së bashkuar, të dielën, në Tiranë.

Sipas kryedemokratit, të dielën duhet të jenë të gjithë para kryeministrisë për të mposhtur të keqen, siç e quajti ai, kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij.

“Duke nisur nga kjo e dielë, ora 19:00, të gjithë në shesh dhe padyshim Kurbini do ti prijë, për ta mposhtur të keqen. Zoti e bekoftë Kurbinin dhe Shqipërinë. Të gjithë bashkë të dielën në orën 19.00”, u shpreh Basha në mbyllje të takimit.

1 46

Artikulli paraprakBasha: Anullim tenderit Milot-Balldren, Ramën, Ballukun e Gjiknurin i presin hekurat!
Artikulli tjetërTerrorizëm në mes të Tiranës! Veliaj shkatërron pronat e ligjshme pa pasur asnjë njoftim paraprak