Kryetari i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje intelektualëve nga foltorja e Kuvendit që të bashkohen në aksionin popullor për të shkulur krimin nga pushteti.
Kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi ka vendosur që të mos lejojë kreun e opozitës Lulzim Basha që të vazhdojë fjalën e tij. 10 minuta pasi nisi fjalën, Ruçi i ndërpreu fjalimin Bashës, i cili po hidhte akuza ndaj qeverisë, Fatmir Xhafajt dhe ministrave të tjerë.
Pas kësaj kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vazhduar fjalën e tij duke e transmetuar live në Facebook.
Pjesë nga fjala e Bashës
Prokuroria ka për detyrë të hapë hetimin por kanë bërë diçka tjetër: terror policor ndaj dëshmitarit X dhe familjes së tij.
Shtrojmë disa pyetje:
Nëse mungon kryeprokurori, kryegjykatësi, kryeredaktori dhe kryeoligarku Rama, nëse përgjimi nuk është i vërtetë, pse i janë prapa dëshmitarit X dhe familjes së tij? Pse i janë vënë prapa dëshmitarit XX dhe po e terrorizojnë? Nga e dinë policia e Xhafës dhe ky polici këtu që thyen rendin e ditës duke folur nga vendi, ndaj e dinë këta që…
Basha-Ballës: Koha për t’u shqetësua nuk ka ardhur akoma, ti thur ëndrra po nuk ka ardhur akoma. Mark Frroku e lajmëroi? Do mbash përgjegjësi për këtë që the në Prokurori.
Ruçi: Z. Basha vazhdo…
Basha: Siç e vërtetoi Rama që ekspertizën me siguri e ka bërë ën Surrel, pse i janë vënë prapa dëshmitarit? Nga e dinë policia e Xhafës kush është dëshmitari X/ Kush është ky që qenka përgjimi i manipuluar? Jua tha Xhafaj vëllezërit se ata e dinë fare mirë kush është dëshmitari X se gjithçka në atë bisedë është e vërtetë por shteti nuk vepron.
Kamikazët Marku dhe Prela nuk veprojnë.
Agron Xhafaj ka emëruar drejtorët e Policisë nëpërmjet Fatmirit duke filluar që nga Ardi Veliu.
Rama dhe të tjerë emëruan prokuroret.
As Xhafaj në arrest, as nuk shkarkohet dhe shteti i Ramës ka detyrë t’i mbyllë gojën dëshmitarit dhe opozitës me ndjekje penale.