Basha thirrje qytetarëve: Nesër të gjithë në shesh, fitorja e kësaj beteje është fitore për jetë a vdekje!

Gjatë takimit të tij në Kavajë, kreu i PD, Basha bëri një lidhje me muajin e Ramazanit, historikun e qytetit të Kavajës dhe se si nisi në këtë qytet organizimi për protestën e madhe të 16 Shkurtit.

“Në këtë muaj të bekuar të shpresës e sakrificës, nuk ka rastësi. Këtu janë gjenezat e ditëve të bardha për shqiptarët. Këtu nisi edhe revolta antikomuniste që rrëzoi regjimin e Enver Hoxhës. Këtu ishte qëndresa në ditët e vështira, dy vite më parë. Por jo në Kavajë.

Ata u bashkuan dhe i treguan vendin. Këtu e ka gjenezën edhe diçka tjetër, që nuk ka përfunduar dhe që e ka gjenezën. Këtu nisi protesta e 16 shkurtit për ta ndarë Shqipërinë nga qeverisja me krimin. Dita e parë nisi nga Kavaja. Zoti ju bekoftë ju. Zoti e bekoftë Kavajën. E bekuar ishte ajo ditë, i bekuar ishte ai fillim vetëm 12 javë më parë, Shqipëria vijonte lëngimin 6-vjeçar”, u shpreh Basha.

Lideri i opozitës së bashkuar ftoi edhe një qytetarët e Kavajës dhe Rrogozhinës që ti bashkohe protestës së opozitës, nesër para kryeministrisë në ora 18:30.

Ai shtoi se, kjo nuk është betejë për pushtetin e Lulzim Bashës, por për të ardhmen e Shqipërisë.

“Fitorja e kësaj beteje është fitore për jetë a vdekje. Jo për pushtetin e Lulzim Bashës. E gjithë Shqipëria e di, e gjithë Europa e di, ne jemi sot mazhoranca e re morale dhe numerike e Shqipërisë. Nuk jemi thjesht për rotacion politik, por për një transformim të thellë që do ti japë fund tranzicionit të tejzgjatur. Nuk jemi këtu për 4 apo 8 vitet e ardhshme.

Ne jemi në betejë për 10 e 15 vitet e ardhshme që fëmijët e Kavajës e gjithë Shqipërisë që kurrë mos përjetojnë padrejtësinë, varfërinë e mjerimin. Në këtë askush të mos ketë frikë veç Zotin dhe qeveria të ketë frikë qytetarët”, tha Basha, duke cituar edhe Jefferson: ‘Liri është kur qeveria ka frikë qytetarët. Tirani është kur qytetarët kanë frikë qeverinë’.

“E nesërmja është një ditë shumë e rëndësishme. Dita kur Shqipëria e frikës dhe korrupsionit po shpreson ta lodhë popullin dhe nga ana tjetër Shqipëria e shpresës, e besimit në Zot e të nesërmes më të mirë, Shqipëria e lirisë dhe demokracisë bëhet gati për një përballje finale, pa kthim pas, për ti marrë vendin tonë, fatet tona, nga dora dhe për ti bërë të gjithë shqiptarët zot në shtëpitë e tyre, zot në Shqipërinë tonë”, deklaroi Basha.

Exit mobile version