Lideri i opozitës, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia e PD deklaroi se, protestat e banorëve të Unazës së Re do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen deri sa e drejta e tyre të fitojë.
Basha tha se, sot në orën 5 të pasdites, qytetarët e Astirit do të jenë sërish në protestë dhe bashkë me ta do të jetë dhe vetë ai dhe grupi parlamentar i PD-së.
‘Banorët e Astriti sot në orën 5 do të jenë në protestë. Unë do të jem bashkë me ata.
Do të ngrihemi me këta njerëz edhe sikur padrejtësia të kufizohet vetëm me këta.
Po mos prisni se, atëherë do të jetë shumë vonë, kur padrejtësia t’ju vijë tek dera’, deklaroi Basha në konferencën për mediat.