Ka përfunduar mbledhja e opozitës në selinë e Partisë Demokratike. Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se opozita do të vazhdojë të qëndrojë përkrah qytetarëve. Basha i bëri thirrje Ramës të lirojë 11 pengjet kuksianë.
“Ata nuk janë fajtorë, ata janë pengje të Edi Ramës. Ai duhet ta harrojë një herë e përgjithmonë Taksën e Rrugës së Kombit. Opozita do të vazhdojë të qëndrojë në krah të protestës legjitime të qytetarëve kuksianë.
Edi Rama është autokrati që kontrolloj jo thjesht qeverinë, por ka privatizuar policinë. Prokuroria është zbuluar para shqiptarëve si një prokurori politike. Është vendosur një kryeprokurore kukull pa vetting. Peshqit e mëdhenj nuk do të kapen. Vangjush Dako e deri tek Damian Gjiknuri që i ka dosjet më të larta se unë, nuk do të kapen.
Shqiptarët janë më të bashkuar së kurrë kundër grabitjes qeveritare. Janë ngritur njerëzit që kanë parë se do t’u pesfishohet taksa e pronës. Qytetarët kanë reaguar sot dhe i garantoj qytetarët se do të jem në krahun tuaj. Edhe në javën e ardhshme duke nisur nga dita e martë në bashkërendim me sipëmarrjen e vogël, me fermerët dhe natyrisht me kuksianët do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha aktet e mobindjes qytetare dhe protestës që do të shtrihen në mbarë Shqipërinë”, u shpreh Basha.
Deklarata e plotë e Bashës për mediat
Mediat të mos bien në kurthin e Edi Ramës, i cili sot ka pranuar fajin, por përsa kohë mban në burg 11 të pafajshëm, ai nuk është tërhequr.
I bashkohemi kërkesës së banorëve të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, të lirojë menjëherë 11 të pafajshmit. Rama duhet të anullojë urgjentisht konçensionin për rrugën e Kombit. Ai dhe vartësit e tij do të mbajnë përgjegjësi ligjore lidhur me urdhrat për rrëmbimin e qytetarëve në orët e natës, duke terrorizuar familjarët e tyre.
Rama është autokrati që kontrollon jo thjesht qeverinë dhe mazhorancën, por ka privatizuar policinë, e cila vuri Tiranën në shtetrrethim, por nuk kap Arbër Çekajn që solli 180 mln euro kokainë, as drejtuesit e policisë që u përfshinë në trafikun e drogës, as Klement Balilin, që kanë 18 muaj që mashtrojnë ndërkombëtarët për arrestimin e tij.
Prokuroria është politike. U vu një kryeprokurore kukull e votuar me 69 votat e Edi Ramës, çka do të thotë se politikanët e korruptuar si Vangjush Dako dhe Damian Gjiknuri që i kanë dosjet më të gjata se unë, nuk do të kapen.
Gjykatat janë të kapura, pasi dje nuk donin të dilnin historitë e njerëzve që u ngritën për bukën e gojës.
Po i mbajnë në qelitë e burgut 11 kuksianët, që dolën të protestojnë për bukën e gojës.
Tarifat dhe trau i Ramës ishin arsyet që shtynë qytetarët në protesta.
Qytetarët kanë protestuar për padrejtësitë që iu bënë, kuksianët nuk janë vetëm. Janë ngritur dhjetra mijëra qytetarë që u nxorën nga ndihma ekonomike, janë ngritur dhjetra mijëra biznese të vogla, që u përfshinë në skemën e TVSH nga truthari i ekonomisë me qëllimin e vetëm që të shkatërrohet biznesi i vogël dhe të përfitojnë oligarkët. Janë ngritur ata që do të paguajnë taksën e pronës me faturën e ujit dhe dritave.