Basha thirrje Ramës: Nga Shkodra gjer në Vlorë mesazhi është i qartë, hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar të frytshëm takimin me përfaqësuesit e FMN-së në selinë e PD, u ndal edhe te plani ekonomik që opozita ka për të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka futur keqqeverisja e Ramës.

“Në planin tonë dhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë ne do i japim fund kësaj situate.

Rritje e pensioneve vit për vit, mbështetje të politikave sociale, të politikave për arsimin e lartë

Dhe Blloku i dytë investimet që do të ndihmojnë ekonominë.

Mund të them se bashkëbisedimin me FMN në përgjithësi e quaj të frytshëm.

Brenda mandatit të tyre këmbanat kanë rënë.

Tani ka ardhur koha për reagim popullor për ta ndaluar këtë zhvatje.

Për të hapur vende punë, duhet ta nxjerrim pa punë kreun e qeverisë dhe ministrat e tij të korruptuar”, tha Basha.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e kryeministrit, i cili e pranoi se ky vit nuk ka qenë ndër më të mirët për ekonominë shqiptare, dhe nuk nguroi të fajësoj edhe opozitën, Basha tha, Ramës i them të hapë veshët dhe të dëgjojë mirë se nga Shkodra gjer në Vlorë, mesazhi është i qartë nga qytetarët, t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

“Kam vetëm një përgjigje për Edi Ramën, duke qenë se për atë të gjithë kanë faj, vetëm ai nuk ka. I them të hapë veshët dhe të dëgjojë mirë, se nga Shkodra gjer në Vlorë, mesazhi është i qartë nga qytetarët, t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme”, u shpreh Basha.

2 36

Exit mobile version