Basha: Trajtim mbrojtës për mësuesit njësoj si kategoria më e ekspozuar pas mjekëve dhe infermierëve

– Mësuesit ankohen për situatën e vështirë: Nga presioni mësuesit po detyrohen të fshehin rastet e infeksioneve. Mësuesit me virus nuk deklarohen.Ngarkesa e tepërt mësimore nuk është vlerësuar sa duhet

MJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME MËSUESIT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvillloi një takim me mësues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku me ta ndau shqetësimin për situatën e vështirë që po kalon arsimi shqiptar muajt e fundit dhe masat që janë marrë për mbrojtjen e shëndetit të mësuesve dhe nxënësve në ambientet shkollore. Përshtatja e orareve me protokollet e reja për mbrojtjen nga COVID-i ka shtuar arsimtarëve një ngarkesë të papërballueshme, që përkthehet në lodhje dhe mungese eficensë në procesin e mësimdhënies.

Asnjë mbështetje financiare nuk ka pasur për ta si shpërblim i orëve të shtuar gjatë javës. Mësuesit u shprehën se ata gjenden krejtësisht të pambrojtur nga rreziku i vazhdueshëm nga infektimi me COVID-19. Si të mos mjaftonte ky rrezik, shumë prej mësuesve që po kalojnë apo kanë kaluar virusin kanë frikë të marrin leje nga autoritetet mësimore nga frika se pas pushimit dy-javor, ata nuk do të kthehem më në punën e tyre. Me dhjetëra, në mos qindra mësues janë infektuar dy muajt e fundit, ndërkohë që qeveria nuk po bën asgjë për të rritur numrin e testimeve për ta, si një masë emergjente në ndihmë të luftës ndaj infeksionit. Viktimat nga radhët e trupës së arsimtarëve nuk kanë qenë të pakta, teksa qeveria vijon të injorojë nevojat dhe kërkesat e këtij sektori jetik në edukimin e brezave të ardhshëm.

Arjan Peraj mësues në Shkodër, drejtues i Sindikatës së Pavarur së Arsimit (SPA) në rajon dhe zv. President i SPA: Dje në takim dhe me kontakte telefonike me shumë kolegë të mitë për të marrë informacion për sot, që mësues e kolegë mungojnë në shkollë dhe gjejnë 1001 arsye për vetëm e vetëm ta shtyjnë deklarimin që janë të sëmurë me COVID. Kjo ka sjellë një kakofoni dhe një katrahurë në marrëdhëniet dhe në vazhdimin e punës ndërmjet drejtuesave të papërgjegjshëm të institucioneve arsimore dhe mësuesve. Një problem tjetër shumë i madh, të cilin ne në qytetet, jo Tirana, por në qytetet urbane dhe rurale që e hasim tepër është edhe transporti i mësuesve. Mësuesit shkojnë me furgona edhe me autobusa pa asnjë kusht të protokolllit, pa masa mbrojtëse, një maskë në një autobus që mund të ketë mbi 40 vetë, nuk ka se si të ruhet protokolli apo te furgoni 15 vendësh.”

“Unë vij nga Fieri. Alketa Luga, mësuese në gjimnazin Janaq Kilica. Kemi filluar një vit të vështirë, kemi qenë të vetëdijshëm që do të kishim sfida në këtë vit pandemie, gjithsesi e filuam me besimin se do t’ia dalim mbanë, edhe me atë vullnetin, pasionin e dashurinë që kanë mësuesit për punën, por ky vullnet, ky pasion, kjo dashuri për punën më duket sikur keqpërdoret nga qeveria. Ngarkesa e tepërt mësimore që nuk na tremb, por nuk është vlerësuar sa duhet. Secili prej nesh këtu ka dhënë dyfishin e orëve këto ditë dhe këto javë. Në qoftë se një mësues ka dhënë më para mësim në 5 klasa, tani jep në 10 klasa, në qoftë se ka dhënë 20 orë mësim, tani jep 40 orë mësim dhe është dyfish i punës, pavarësisht se shpeshherë na llogaritet ajo ora e mësimit me minuta, sikur punojmë më mëditje.

Ndërkohë, ora e mësimit 45 minuta, 30 minuta për mësuesin ka të njëjtën ngarkesë, që do të thotë është dyfishi i ngarkesës, i lodhjes që nuk vlerësohet me dyfshimin e rrogës, përkundrazi kanë gjetur një pagesë për orë për mësuesin duke llogaritur minutat, çdo minutë dhe mësuesi paguhet me një pagesë që akoma është me një udhëzim të Ministrisë së Financave të vitit 2002, ndërkohë që rrogat e mësuesit kanë ndryshuar. Nuk përkon me pagën reale sot të mësuesve, paguhet deri 7 orë në javë ndërkohë që ka mësues që bëjnë deri në 8 orë suplementare në javë edhe 9 orë, edhe 10 orë, po nuk e di nga e kanë gjetur një urdhër të brendshëm të financave, jo më shumë se 7 orë

“Aida Sema shkolla “4 dëshmorët”, qyteti i Lushnjës. Jam në një shkollë që faktikisht është rikonstruktuar kohët e fundit, por shqetësimi im nuk është vetëm në shkollën time, është në shkollat e gjithë qytetit. Lushnja, sidomos në nëntor ka një prekje shumë të madhe masivë të qytetarëve nga ky virus. Shkollat e gjimnazit, mësuesit, janë të prekur. Tani pikërisht kurohen 18-20 mësues në infektivin e Spitalit të Lushnjës, plus edhe të tjerët që ndodhen edhe në shtëpi, që dihet që të gjitha këto kurohen. Kemi edhe mësues të tjerë të cilët kurohen, nuk janë deklaruar. Jo vetëm që nuk deklarohen, por izolimi i këtyre rasteve, nuk është bërë testimi, nuk është bërë testimi që ishte i domosdoshëm, por shkolla vazhdon punon mësimin si të ishte diçka normale.”

Kreu demokrat shfrytëzoi rastin të falenderonte mësuesit e pranishëm në takim dhe gjithë mësuesit shqiptarë, për punën e palodhur në shërbim të dijes dhe edukimit…

Artikulli paraprakMësuesit në takimin me Bashën: Po bëjmë dyfishin e punës, paguhemi si para 18 vjetësh
Artikulli tjetërPremtimi i fortë i Kryeministrit të ardhshëm: Paga minimale e arsimtarit do jetë 700 euro në muaj, minimalja