Basha tregon ku do t’i gjente paratë nëse do ishte Kryeministër për zbatimin e planit të daljes nga kriza

Basha: Mjafton rialokimi i 3 përqind i buxhetit të shtetit për vënien në jetë të këtij plani
 
Enton Abilekaj: Ne kemi një qeveri që pergatiti, mori një Eurobond 650 milion euro. Tha që do e përdor për rimëkëmbjen e vëndit dhe në fakt e përdori për defiçitin buxhetor. S’ka ndërtuar asgjë nga rimëkëmbja dhe s’ka asnjë shenjë. Ndërkohë që 770 milionë euro, sipas vetë Partisë Demokratike janë të humbura nga buxheti I shtetit. Në qoftë se do ishit ju kryeministër, ku do i merrnit fondet për këto pikë, sepse ka një llogari që ju e keni bërë kostoje por që nuk nuk përgjigjet në buxhet.
 
Lulzim Basha: Të jap një përgjigje të shkurtër për këtë, me shpresën që do i marrim pikat një nga një. Kosto totale e planit tonë prej 5 pikash anti-kovid për 6 muajt e ardhshëm është afro 312 muilion euro, gjithçka është e kostuar prandaj iu thashë që kemi mbledhur të dhënat, kemi caktuar prioritetet që shpresoj do ‘ti marrim një nga një.
 
Janë 312 milionë euro që ndahen në 6 muaj, 3 muaj të këtij viti teor, nëntorë, dhjetorë dhe janar shkurt mars të vitit të ardhshëm, padiskutim pas 25 prillit partia demokratike e ka gati një plan për tu përballur edhe me pandeminë edhe për të ndërtuar një ringritje ekonomike të qëndrueshme, për gjithë vendin paavarësisht prej pandemisë. Po për këto 6 muaj, kemi të bëjmë me një tre-mujor të këtij viti buxhetor dhe një tremujor të vitit buxhetor të ardhshëm.
 
Tani ju e dini që buxheti i shtetit, shpenzimet e buxhetit, pra të ardhurat dhe borxhi sa shpenzon qeveria shqiptare, janë diku te 4.5 miliardë euro në vit. Kaq ishte shuma. Ne propozojmë që qeveria të rialokojë mesatarisht 52 milionë euro në muaj për tre muaj të këtij viti dhe 52 milionë euro në muaj për tre muajt e parë të vitit të ardhshëm. I bie afërsisht 156 milionë euro rialokim brenda një buxheti prej 4.5 miliardë.
 
Enton Abilekaj: Që ka mbetur një pjesë e vogël, sepse…
 
Lulzim Basha: Që do të thotë nuk po kërkojmë rialokimin e 30 përqind të buxhetit, po kërkojmë rialokimin e 3 perqind të buxhetit. Nuk ka Shqipëtarë mos ta kuptojë që me 3 % të buxhetit, ky plan është tërësisht i financueshëm.
 
Enton Abilekaj: Konkretisht e keni studiuar ju?
 
Lulzim Basha: Po, absolutisht. Shpenzimet e luksit të qeverisë, shpenzimet operative të qeverisë, pagesat për koncesionet. Mbrëmë qeveria ka miratuar një tjetër pagesë për inceneratorët me një vlerë prej afro 1 milion Euro, 1.8 milion dollar, 1.8 milion dollar, 1.8 milion dollarë të cilat i ka marrë nga fondi i ujësjellës kanalizimeve.
 
Pra në vend që të cojë fond aty ku duhet sepse ujësjellësi duhet, uji duhet, 70 % e shkollave janë pa ujë. Si do ti mbrosh ti ti nxënësit dhe mësuesit kur ke 70% të shkollave pa ujë. Në vend që të zgjidhësh ktë problem, ti i heq edhe paratë që ishin vendosur fillimisht për furnizimin me ujë dhe ja con xhepave të mikut tënd me të cilët ndan paratë e aferës më korruptive nga gjithë aferat e tjera korruptive, konçesioneve, të ashtu quajtura konçesione dhe PPP që janë inceneratorët.
 
Po mar një aferë të vetme, pop o të shikosh raportin e lartë të shtetit nuk ka nevojë të shikosh denoncimet e opozitës, pot ë shikosh raportin e kontrollit të lartë të shtetit do shikosh që kjo qeveri vit për vit vetëm përmes prokurimeve vjedh apo shpërdoron 300 milion Euro. Pastaj të marim shpenzimet krejtësisht të panevojshme që çdo shtet tjetër dhe shtete me financa 10, 100 herë më të fuqishme se Shqipëria i kanë pezulluar apo i kanë anulluar ndërtime rindërtime zyrash, fasadash, blerje makinash, shpenyime për udhëtime. Pra hapësira për të rialokuar 3 %, 3 % të buxhetit të shtetit, për tju ardhur në ndihmë më shumë se 1 milion shqiptarëve.
 
Enton Abilekaj: Afërsisht 7 %…
 
Lulzim Basha: 3 %. 156 milion nga 4.5 miliard që janë shpenzime Enton Abilekaj: Janë ndarë në tre muajt e parë, tre muajt e dytë Lulzim Basha: 4.5 miliard që janë shpenyime
 
Enton Abilekaj: A gjysma këtë vit…
 
Lulzim Basha: Gjysma këtë vit gjysma vitin tjetër Enton Abilekaj: 3% e totalit vjetor.
 
Artikulli paraprakBasha: Bonus 1 mijë euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier
Artikulli tjetërGjermania e prerë: Tirana zyrtare të plotësojë 6 kushtet, reforma zgjedhore të pranohet nga ODIHR