Basha tregon si nisi puna në Tribunalin e Hagës: Qëllimi ishte të ngrinim padinë apo aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviçit

Gjatë Podcastit të sotëm, një vend të veçantë ka zënë edhe rrëfimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha, për fillimin e punës në Tribunalin e Hagës.

“Puna ka filluar me Tribunalin për krimet e luftës të Jugosllavisë, sebep është bërë ardhja e Bajram Kelmendit bashkë me Fazlli Balën dhe me Destan Rukiçin, tre avokatë që erdhën dhe depozituan kallëzim, ose më mirë dëshmi kundër Sllobodan Millosheviçit.” – u shpreh Basha.

“Puna me Kosovën nisi në kuptimin institucional të fjalës, nisi në Tribunal për hetimin e krimeve të luftës nga forcat serbe. Kulmuan me angazhimin tim si shefi i zyrës operacionale të Tribunalit në Tiranë, ku roli kryesor që kishim, ishin të organizonim punën për të ngritur padinë, aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviçit.” – vijoi më tej ai.

Basha: Puna ka filluar me Tribunalin për krimet e luftës të Jugosllavisë, sebep është bërë ardhja e Bajram Kelmendit bashkë me Fazlli Balën dhe me Destan Rukiçin, tre avokatë që erdhën dhe depozituan kallëzim, ose më mirë dëshmi kundër Sllobodan Millosheviçit. Dhe këtë e paguan shtrenjtë. Bajram Kelmendi, i shoqi i Nekibe Kelmendit, të dy tani janë ndarë nga jeta. Bajrami bashkë me dy djemtë e vet u morën nga shtëpia natën e bombardimeve dhe i ekzekutuan. Kështu që puna me Kosovën nisi në kuptimin institucional të fjalës, nisi në Tribunal për hetimin e krimeve të luftës nga forcat serbe. Kulmuan me angazhimin tim si shefi i zyrës operacionale të Tribunalit në Tiranë, ku roli kryesor që kishim, ishin të organizonim punën për të ngritur padinë, aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviçit. Ka qenë një punë që na ngërthente të dy elemendtët. Nga njëra anë përthithjen time me gjithçka që po ndodhte në Kosovë dhe nga ana tjetër specialitetin tim, të drejtën publike ndërkombëtare, të drejtën e luftës, humanitare që njihet dhe krimet e luftës. Dhe pastaj pjesa më grishëse ishte që duhej të lidhje çfarë po ndodhte në terren, masakrat kundër të pafajshmëve, kundër civilëve shqiptarë me përgjegjësinë shtetërore të kreut të shtetit atëherë, të Sllobodan Millosheviçit. Një punë jashtëzakonisht interesante e cila me sukses çoi në depozitimin e kallëzimit të Sllobodan Millosheviçit dhe ngritjen e aktakuzës ndaj tij për krime lufte në Kosovë.

Artikulli paraprak“Nga telemarketingu tek puna si DJ”, Basha tregon për muzikën dhe jetën e natës në vitet studentore
Artikulli tjetër“Pati një ofertë në 2003, por…”, Basha për futjen në politikë për herë të parë tregon nëse e solli Argita Malltezi