Basha tregon vijën ndarëse me politikën e vjetër të kastës së vjetër të tranzicionit: Të kthejmë shpresën e shqiptarëve se atë që gëzojnë në vendet e tyre mund, duhet dhe do ta gëzojnë këtu në Shqipëri

Gjatë fjalës së tij të sotme në Kuvendin Zgjedhor të degës Nr. 1 në kryeqytet, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, përsëriti vijën ndarëse me politikën e vjetër të kastës së vjetër të tranzicionit.

Basha: Shqiptarët janë artistë, shpikësi, gjeni në mbarë botën por jo në vendin e tyre, sepse një kastë e vjetër politike vazhdon ta mendojë e ta trajtojë Shqipërinë si çifligun e tyre të trashëgueshëm. Kjo është vija ndarëse midis lindjes e perëndimit. Mes autokracive alla putiniste dhe demokracive. Kjo është vija ndarëse midis Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe bishtave të tjerë, dhe ne e themi dhe e shpallim sot këtë me kokën lart dhe me zërin e plotë: Kjo është vija jonë ndarëse me politikën e vjetër të kastës së vjetër të tranzicionit. Misioni ynë nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm se sa të kthejmë shpresën e shqiptarëve se atë që gëzojnë në vendet e tyre mund, duhet dhe do ta gëzojnë këtu në Shqipëri. Me një kulturë të re politike, me një qeverisje të re e cila në qendër ka interesin e qytetarëve, interesin publik.

Exit mobile version