Basha uron eurodeputeten e parë shqiptare: Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës…

Kryetari i PD, Lulzim Basha përshendet fitoren e së parës eurodeputete shqiptare, Arba Kokalari në Suedi. Në një mesazh në Facebook, Basha shkruan se, e ka uruar menjëherë Arba Kokalarin pas lajmit të fitores së saj.

“Të dashur miq, sapo urova në telefon, eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!, shkruan Basha. Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!

Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik! Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!

arba

Exit mobile version