Me rastin e festës së Pashkës, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte për një vizitë edhe në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në këtë ditë të shenjtë, Basha tha se kjo është ditë e shpresës dhe të triumfit të saj mbi erësirën.
Ai më tej tha se kjo është pashka e parë pa fortlumturinë e ndarë nga jeta Anastas, ndërsa i shprehu urime për pashkë të gëzuara dhe një misionë të mbarë pasardhësit të tij fortlumturin Johan.
“Të gjithë ortodoksëve, gezuar Pashkën, në këtë ditë të mesazhit kuptimplotë të shpresës dhe të triumfit të saj mbi erësirën. Në këtë ditë të kremtimit të ngjalljes së hyut Krisht dhe këtë ditë kaq të veçantë për vëllezërit dhe motrat tanë ortodoks, sepse është edhe pashka e parë me të vërtetë pa fortlumturinë e ndarë nga jeta Anastas. Por me në fron pasardhësin e tij fortlumturin Johan të cilit pata mundësinë, kënaqësinë, privilegjin t’i uroja nga zemra pashkë të gëzuara dhe një misionë të mbarë në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e në shërbim të besimtarëve ortodoks e të kombit shqiptar. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë. Gëzuar!” – u shpreh Basha.