Kreu PD Basha uron Vitin e Ri: Të gjithë bashkë të punojmë për një Shqipëri normale

Kreu i Partisë Demokratile Lulzim Basha ka uruar shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve.

Mesazhi i Bashës për Vitin e Ri:

Të dashur bashkqytetarë, teksa e ardhmja po troket dhe shohim plot shpresë atë që na pret, ju uroj përzemërsisht Gëzuar Vitin e Ri 2022!

Uroj që vatrat e familjeve shqiptare të mbushen me dashuri, gëzim, shëndet dhe mirëqenie, e të gjithë bashkë të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku fëmijët tanë të njohin gëzimin që meritojnë dhe ku të realizohen shpresat tona për një Shqipëri normale, me mundësi për të gjithë.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Artikulli paraprakUrim për Ramën? Basha: I uroj pleqëri të mbarë
Artikulli tjetërDogmatizmi dhe atrofizmi 30 vjeçar i PD dhe 80 vjeçar i shoqërinë tonë