Basha: Vendi është në një krizë të madhe politike, ekonomike e sociale, drejtësia nuk ekziston

Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur të prezantojë platformën e opozitës për qeverinë tranzitore që ai kërkon të krijohet si kusht themelor për zhvillimin e zgjedhjeve. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se, krimi elektoral është i paprecedent. Ai tha se, vendi është në një krizë të madhe politike, ekonomike dhe sociale.

“Jemi sot në një paralizë totale të drejtësisë, që sot si kurrë më parë në ndonjë vend të botës ndodhet në kushtet e mungesës së Kushtetueses, asgjësimit të Gjykatës së Lartë, të kapjes së Prokurorisë së Përgjithshme. Për herë të parë shënohen afera që për nga shumat marramendëse.

Numri i shqiptarëve të larguar nga vendi në 5 vite të arrijë përmasa të papara që nga fillimi i viteve 90. Kolapsi i ekonomisë ka sjellë shkatërrimin e mijërave vend të punës, nivele mjerimi si në vende të Afrikës, një në 10 shqiptar ushqehen një herë në ditë, shëndetësia dhe arsimi gjenden në krizën më të thellë.

Ka dy arsye, kjo qeveri dhe pseudomaxhorancë nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë dhe nuk janë përgjegjës para qytetarëve por si bashkëpunim i krimit të organizuar dhe shitblerjes së votës me paratë e krimit dhe drogës.

Prokuroia është e kapur drejtësia nuk ekziston. Vetingu një hanxhar politik. Ndryshe nga sistemi më i thjeshtë demokratik, nuk ka më asnjë kontroll të pushtetit, të gjitha janë në një dorë, parlamenti ilegjitim kontrollohet nga qeveria ilegjitime”, tha Basha.

Pjesë nga fjala e kryetarit Basha

Më lejoni në nisje të këtij aktiviteti t’ju falenderoj për pjesmarrjen dhe kontributin qe keni dhënë si përfaqësues dhe drejtues të opozitës së bashkuar, si analistë, drejtuese apo njerëz të angazhuar publikisht në raport me një zgjedhjet e lira dhe të ndershme, mungesa e të cilave ka sjellë një kolaps të demokracisë, kushtetutës, një paralizë totale të drejtësisë e cila sot si kurrë më parë ndodhet në kushtet e mungesës së gjyaktave dhe kapjes së Prokurorisë së Përgjithshme dhe kompromentimin e luftës kundër korrupsionit.

Kolapsi i ekonomisë ka sjellë shkatrimin e vendeve të punës, pasigurinë e përditshme dhe nivele mjerimi ku 1 në 10 shqiptarë ushqehet vetem një herë në ditë. Të gjitha këto anë pasoja të korrupsionit të shfrenuar të një qeverie që ka humbur cdo sens përgjegjësi në raport me ligjin dhe qytetarin. Arsyeja e parë është sepse kjo pseudo-mazhorancë nuk kanë ardhur si produkt i votës së lirë dhe nuk janë përgjegjës ndaj tyre. Kur e ke lidhur fatin me krininelët nuk të bëhet vonë për fatin e qyterarvë.

Ndryshe nga ç’parashikon dhe sistemi demokratikë këtu nuk ka më asnjë instancë të kontrollit të pushtetit.

Ky diskutim na ka cuar drejt temave shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me sistemin e elektoral.

Sot ju kemi ftuar për një temë akute për ne. Asnjë prej këtyre çështjeve nuk është më e rëndësishme se ky debat kombëtarë por nuk mund të ndodhë në dhoma të errëta por publikisht në sytë e qytetarëve shqiptarë.

Jemi në një gjëndje kolapsi total sepse nuk kemi shtet të së drejtës dhe pasojat bien cdo ditë në jetët e shqiptarëve. Shumë prej shembujve janë nën hundën tonë. Policia përdori gaz-lotsjellës në shtëpitë e qytetarëve për ti nxjerrë nga banesat dhe duke përdorur drurin dhe dajakun vetëm pse nuk largoheshin nga shtëpitë e tyre pa një process të rregullt ligjorë.

Secili prej skandlave të ndodhura rishtazi do të mjaftonin që politikanët dhe shumë prej zyrtarëve të shikonim prapa kafazit të pandehurve të gjithë njerëzit e përfshirë. Por, kjo nuk ndodh dhe nuk do të ndodhë derisa themeli I bahskëjetesës është azgjesuar.

Qeveria tranzitore do ti japë fund ptsktiva të tmerrshme korruptive që kanë shkatërruar votën e lirë në të gjitha zgjedhjet e bëra.

b2

Artikulli paraprak“Do kthejmë vendin në shinat e normalitetit kushtetues e ligjor, apo ta lëmë në dorë të sunduesit”?!
Artikulli tjetërCilat do të jenë detyrat e qeverisë tranzitore