Lulzim BASHA
Mirmbrëma Shqipëri, përshëndetje ju motra dhe vëllezër që keni mbushur këtë shesh. Ju motra e vëllezër kudo ndodheni, në këtë mbrëmje hyjnore të bashkimit për ndryshim, me të cilin do të fitojë Shqipëria e çdo shqiptar.
Mirmbrëma kandidatëve të PD, aleatëve tanë të koalicionit, ekipit tonë të fitores dhe ndryshimit për çdo shqiptar.
Edhe 31 ditë, vetëm 31 ditë për të nisur zbatimin e rrugës së ndryshimit, të punësimit, zhvillimit, mirëqënies, dhe integrimit në familjen europiane.
Jam mes jush, sepse ju keni marrë nëj vendim të rëndësishëm. T’i japim fund tranzicionit shqiptar, e të hapim një faqe të re të historisë moderne e europiane të Shqipërisë. Të munëdësojmë që më të mirët e të ndershmit të drejtojnë Shqipërinë. Ka nevojë më shumë se kurrë për punë, nder dhe ndryshim rrënjësor.
Sepse ne sot, më shumë se kurrë dueht të mbrojmë e vendosim krenarinë të kahershme kombëtare si shqiptarë. Duhet të ndalojmë një orë e më parë këtë varfërim e zbrazje që po i ndodh shqipërisë. Nënat s’duhet të kërrusen më nga ikja e fëmijëve. Sepse Shqipëria gjithmonë ak qenë kryelartë në shekujt e trazirave të saj. Të ndalim dorën e atij që zhvat pasuritë e kombit, mendjen e errët që kërkon të mbjelël frikën në zemrat e bashkëatdhetarëve.
E nisëm këtë marshim për të ndryshuar, është rrugëtim i vështirë që e kryejmë me përgjegjësi dhe gëzim. Jemi të vetëdijshëm, se puna jonë është sakrificë për vendin, shqiptarët e Shqipërinë.
Po shkulim dhe ç’rrënjosim një kastë,g rusht, të keqe që ka vendosur të kapë taksat, burimet që zoti kaq bujarisht ja ka falur Shqipërisë. Një ëgrusht njerëzish që janë gati të bëjnë gjithçka për të
Ata nuk na qeverisin, por i shërbejnë vetes e ortakëve që po rrëmbejnë nëpërmjet akteve grabitqare gjithçka ka ky vend. Ne po zhvillojmë edhe një betejë tjetër, brenda vetes. Unë e di se pas 8 vitesh zhgënjime e mashtrime shumëkujt i ka humbur besimin. Për të gjithë ata që mendojnë, a është kjo ajo që meritojmë? A është varfëria ajo që meritojmë? A është mungesa e punëve, papunësia dhe mjerimi? Largimi nga sytë këmbët e rinisë, këtij populli të talentuar, a është ky fati i shkruar për secilin prej nesh? Jo, nuk ka gënjeshtër më të madhe se kjo. Ky vend meriton më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë. Prandaj ne jemi sot këtu që t’jua bëjmë të qartë, ne shqiptarët meritojmë më shumë, mundemi të bëjmë më shumë, dhe do të bëjmë shumë më shumë.
Nga podiumi iu është bërë vazhdimisht thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskat anti-Covid. Demokratët sot në shesh janë mbledhur me automjetet e tyre për të hapur siparin e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.