Basha: Vendimi për vulën ishte minim i demokracisë nga Rama dhe Berisha. E ndjekim me vendosmëri çështjen në Gjykatë të Lartë

Gjatë takimit me strukturat drejtuese të demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha komentoi Rekurisn e bërë ndaj vendimit të 11 qershorit, i cili ditën e sotme i është dërguar për shqyrtim Gjykatës së Lartë.

Sipas Bashës ai vendim ishte një produkt i përbashkët i Ramës dhe Berishës, i cili përfaqëson minim të demokracisë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Pas depozitimit të rekurist tonë në Gjykatë të Lartë për një tjetër pjesë të pazarit të Edi Ramës me Sali Berishën, që ishte vendimi skandaloz dhe kriminal, në kuptimin penal të fjalës, i tre gjyqtarëve të Apelit, ky rekurs është referuar nga Gjykata e Apelit edhe në Gjykatë të Lartë, presim dhe caktimin e trupës që do ta marr në shqyrtim çështjen.
Dua t’ju informoj se edhe në këtë drejtim angazhimi ynë është i plotë, në radhë të parë për aspektin juridik, në radhë të dytë me të gjitha aspektet e tjera që kanë të bëjnë me konstekstin publik dhe ndërkombëtar të kësaj çëshjte, që është minim i pastër i demokracisë.

Minim i demokracisë i cili nuk mund të ndodhte vetëm prej Sali Berishës, është produkt i përbashkët i Ramës dhe Berishës, natyrisht dhe lejtnantëve të tyre, nga Belinda Balluku me shokë e të tjerë.

Exit mobile version