Basha: Vesi dhe krimi komunist nuk u ndëshkua, por u lartësua…

Gjatë ceremonisë së inagurimit të memorialit të viktimave të regjimist komunist, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se, vesi dhe krimi komunist nuk u ndëshkua, por u lartësua. Ai tha se, do e kthejmë ligjin për ish-të përdnjekurit në shinat e Kushtetutës.

“Sot është rasti të hedh një hap pas nga retorika politike që është e nxehur tej mase, sepse e nxehur tej mase është e nxehur edhe kriza politike në Shqipëri dhe që kërkon zgjidhje dhe zgjedhje.

Të hedh një hap pas dhe në praninë e nderuar dhe të ndriçuar të kësaj sale, të kuptojmë se një nga arsyet pse kundërshtarët tanë politikë, vazhdojnë të promoovojnë me këmbëngulje vesin, krimin, është sepse vesi me krimin kurrë nuk u denuan ashtu siç duhet. Në fakt u lartësuan, u rehabilituan, ndërsa vlerat për të cilat u sakrifikuan shumë shqiptarë, burra fisnikë dhe trima të pushkës, të mendjes dhe të penës.

Gra kurajoze, si ato që Europa i ka ngritur në mitet e saj këto 400 vjet. Fëmijë që u poqën para kohe dhe që sot i kemi mes nesh me thinja në kokë.

Një nga arsyet kryesore, pra është, se ne e lamë harresën të mbizotëronte mbi kujtesën, dhe kësisoj nuk i dhamë ndëshkimin e merituar moral, total, diktaturës komuniste dhe krimet e saj të përbindëshme. Përtej çdo dëshpërblimi, financiar, moral, personal, që ky komb dhe ky shtet i ka borxh çdo të përndjekuri dhe çdo familjari apo pasardhësi, dhe për të cilin: po, për t’i kthyer përgjigje zonjushes që më pyeti nëse do të ketë një ndryshim të ligjit, për të rivendosur atë  në binarët e kushtetutshmërisë dhe për ta larguar nga modeli i poshtër që kaloi para disa vitesh, për të ndëshkuar familjarët e të përndjekurve”, u shpreh Basha.

Basha u shpreh nga Shkodra se, ata nuk duhen quajtur viktima, por heronj e martirë. “Edhe sot është i njëjti model. Jo i veshur me petkun e ideologjisë, por me petkun e servilit, hajdutit, të njeriut pa besim në Zot e në atdhe e që përbuz familjen e punën e ndershme. Këtë betejë mund ta fitojmë vetëm nëse rivendosim si kudo në Europë të vlerave mbi vesin dhe jo vesin mbi vlerën.

Në respektin më të thellë të familjarëve të atyre që u vranë e u burgosën, t’ju lus mos i quajmë viktima, ata janë herojnë, martirë, pa të cilët kombi nuk mund të ketë filtrin e qëndresës dhe ngritjes. Ata janë heronj, nuk ka fitore të vlerave pa herojnë e pa sakrifica sublime. Zoti e bekoftë Shkodrën martire dhe Shqipërinë”, e mbylli fjalën e tij Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Shkodër ku mori pjesë në inagurimin e Memorialit të vikimave të regjimit komunist

Memoriali është ndërtuar nga Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim të ngushtë me të persekutuarit politikë, organizatën “Drejtesi dhe Paqe” dhe me bashkëfinancimin Renovabis e donatorë vendas e të huaj.

Një memorial që lartëson realitetin e vuajtjes së intelektualeve, hoxhallarëve e priftërinjve, burrave e grave, të rinjve, që vuajtën tmerrin, u masakruan, u internuan e u vranë.

4 12

 

Exit mobile version