Basha vizitë në Londër me ftesë të Partisë Konservatore dhe Parlamentit Britanik

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë të rëndësishme në Londër.

Burime kanë bërë të ditur se, gjatë të premtes kreu i opozitës shqiptare do të zhvillojë një sërë takimesh në Britaninë e Madhe.

Basha do të jetë në Londër si i ftuar nga Partia Konservatore Britanike dhe Parlamenti Britanik.

Pas vizitës zyrtare lideri i opozitës Basha pritet te ketë dhe një takim me komunitetin shqiptare ne Britani te Madhe.

Kjo vizitë e Bashës në një nga kancelaritë me te mëdha europiane, perëndimore dhe botërore vjen në një kohe kur opozita ka braktisur Parlamentin duke kërkuar zgjedhjet e lira dhe te ndershme.

Lajmin e ka bërë publik kreu i degës së PD-së në Britaninë e Madhe, Naim Hasani përmes një statusi të tij në Facebook. Ai fton bashkatdhetarët të jenë të pranishëm në takimin me liderin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Statusi i Naim Hasanit në Facebook

Dega e Partisë Demokratike në Mbretërinë e Bashkuar ju fton të merrni pjese ne takimin qe lideri i opozitës shqiptare z. Lulzim Basha do të mbaje me komunitetin shqiptar në Britani, me rastin e vizitës zyrtare qe do të zhvilloje me ftese të Partisë Konservatore dhe Parlamentit Britanik.

Ne këto momente te rëndësishme për demokracinë dhe kombin shqiptar, z. Basha është i lumtur te ndaje me neve vizionin e tij për një Shqipëri Demokratike dhe Europiane, ku kontributi i qytetarëve shqiptarë, përfshi edhe atyre në diasporë, do te jete aktiv, i vlerësueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Takimi do te mbahet ne adresën, datën dhe orën e mëposhtme;-

Tuke Hall

Regent’s University London,

Inner Circle,

Regent’s Park,

London NW1 4NS

E Premte, date 17 Maj 2019

Ora: 19:00

 

Exit mobile version