Basha vizitë në Londër, takim me Lordin David Richards, SPAK dhe vetingun në politik temat kryesore: PD e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit

Në kushtet kur politika shqiptare është në ngrëç, qeveria e Edi Ramës e paangazhuar për t’i shërbyer njerëzve, ndërsa grupimi i Sali Berishës në mbrojtje të këtij nga SPAK dhe drejtësia, Lulzim Basha vijon të marrë mbështetje ndërkombëtare.

Ditën e sotme Basha ka takuar në Londër, Lordin David Richard, të cilin e ka falënderuar për kontributin që Britania e Madhe ka dhënë për Shqipërinë, njëkohësisht ka diskutuar edhe çështje që kanë të bëjnë me mbështetjen që PD e Bashës i jep SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit, për vetingun në politikë dhe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Kënaqësi të takoja sot në Londër, Lordin David Richards së bashku me sekretarin për Sigurinë Kombëtare dhe koordinimin Euro-Atlantik në PD, Xhemal Gjunkshin. Gjatë takimit diskutuam për një sërë sfidash me të cilat po përballet Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe komuniteti Euro-Atlantik sot.

U ndalëm tek përpjekjet e SPAK-ut, në luftën kundër korrupsionit dhe domosdoshmërinë për të çuar përpara drejtësisë këdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve. E informova mbi propozimin tonë të depozituar tashmë në parlament për vetting-un e politikanëve, një nismë që synon të largojë nga politika politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Diskutuam për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, dhe sfidat aktuale pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, përpjekjet e vazhdueshme për ndarjen dhe destabilizimin e Bosnje Hercegovinës nga Dodic dhe koalicioni i ri qeverisës në Malin e Zi, ku në përbërje të saj janë persona të njohur për qëndrimet e tyre destruktive dhe lidhjet me Moskën. Theksova domosdoshmërinë, që Kosova të nisë sa më parë procesin e anëtarsimit në NATO dhe në funksion të paqes së qëndrueshme në rajon, hapjen e këtij procesi përmes heqjes së pengesave nga 4 vendet anëtare që akoma nuk e kanë formalizuar njohjen e saj.

U ndalëm edhe te agresioni rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar ai. Lordi Richards mirëpriti avancimin e rezolutës mbi Mbështjen e Rindërtimin të Ukrainës, në Këshillin e Europës.

E falenderova Lordin Richards për kontributin që Britania e Madhe ka dhënë për Shqipërinë në momente të rëndësishme për vendin. Partia Demokratike duke e konsideruar Britaninë e Madhe një aleat strategjik, është e angazhuar që me miqtë e saj në këtë vend, të kontribuojë për avancimin e të drejtave të shqiptare kudo ku ata jetojnë.

FB IMG 1699725515882

FB IMG 1699725513399 1

FB IMG 1699725510834

Artikulli paraprakNga Salcburgu te Levante e Saragoza e në fund në Shqipëri. Si u zbuluan problemet e Dwamena me zemrën gjatë transferimit në Angli te Brighton?
Artikulli tjetërPanxhar, Domate, Karrotë – Lëngu i Zemrës së Fortë