Basha viziton të strehuarit në hotelet e Llixhave në Elbasan: Mirënjohje për zemërgjerësinë bujare, kjo është Shqipëria e vërtetë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, postoi disa foto nga akomodimi që po u bëhet njerëzve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Llixhave të Elbasanit.

“Hotelet në Llixhat e Elbasanit kanë hapur dyert për familjet e goditura nga tërmeti dhe janë gati të akomodojnë qindra njerëz në nevojë. 60 të parët kanë ardhur prej dy ditësh, kryesisht nga Durrësi.

Jam i prekur dhe thellësisht mirënjohës për zemërgjerësinë bujare dhe dhembshurinë njerëzore të hotelierëve dhe personelit të hoteleve. Kjo është Shqipëria e vërtetë e njerëzve me zemër të madhe!”, shkruan Basha.

5 19

4 24

1 67

2 58

3 41

4 25

6 11

 

Artikulli paraprakRama e shpalli në kërkim, pronari i “JOQ”: E kam pasur ëndërr që në klasë të dytë…
Artikulli tjetërÇfarë fshihet prapa emërimit të Çuçit të familjes, shef i Gjendjes së Jashtëzakonshme!