Basha: Votë kundër SHBA, votë kundër interesit kombëtar

Kryetari i opozitës, Basha e konsideroi votën kundër Shteteve të Bashkuara në OKB si një votë që cënon intersin kombëtar të shqiptarëve. “Qëndrimi ynë përherë ka qenë në unison me qëndrimin e Shteteve të Bahskuara dhe për të parëhn herë në 27 vite ky qnëdrim ka ndryshuar”, tha Basha.
Basha tha se kjo çështje ka ndarë në mes politikën amerikane, madje edhe mes vetë republikanëve, ka krijuar një ndarje në qëndrimet e SHBA-së me BE-në dhe si ish-ministër i Jashtëm mund të them se është një çështje kontraverse.
Gjithsesi Basha tha se sot për herë të parë ndodhi që në 27 vjet, Shqipëria të ndryshojë qëndrim në raport me SHBA-të përsa i takon vendimeve për Lindjen e Mesme.
“Deri më sot kishim të njëjtin qëndrim, ne kemi qenë në krah të SHBA-ve për çdo çështje që kishte të bënte me Lindjen e Mesme. Sot pati një ndryshim, dhe Shqipëria u rreshtua në krah të shumicës së vendeve të BE-së. Mendoj se është një vendim i gabuar, pasi kemi të bëjmë me një qëndrim që duhej të ishte në përputhje me interesin e shqiptarëve, në krah të SHBA, aq më tepër kur BE nuk kishte vendosur një kusht të tillë në raport me vendet që aspirojnë anëtarësimin në Union”, tha Basha.

Artikulli paraprakBerisha: Vendim bastardësh dhe antikombëtar
Artikulli tjetërVotimi kundër SHBA, Nishani: Një dëmtim shumë i rëndë me vetëdashje i interesave tona strategjike