Basha zbardh biznesin me krimin të Ahmetajt

Kryetari i opoziëts, Bassha ka zbardhur sot në Parlament aferat kriminale dhe lidhjet me biznesin të ministrave dhe deputetëve të PS duke i përmendur ata me emra. Basha ka denoncuar biznesin e Ahmetajt me krimin fijet e të cilit shkojnë deri në Belgjikë.
Fjala e plotë e Bashës në Parlament
Ndodhemi në një moment deja vu.
Tre vite më parë nga kjo foltore Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij ju thanë të njëjtat fjalë: “dekriminalizimi është antikushtetues, shkel të drejtat e njeriut, bën pis Shqipërinë, dekriminalizimi është vetëm një fantazi e sëmurë e opozitës, luftë politike.”
Tre vjet më parë nga kjo sallë dhe nga salla të tjera anembanë vendit, Partia Demokratike bashkë me qytetarët shqiptarë formuloi zgjidhjen e dekriminalizimit për një realitet të tmerrshëm që mbizotëronte anembanë Shqipërisë. Persona me rekorde të tmerrshme kriminale, njerëz shpesh pa asnjë ditë stazh në Partinë Socialiste të Shqipërisë u sollën nga organizata kriminale e rilindjes dhe kreu i saj këtu në këtë sallë si deputetë, u sollën në krye të bashkive të vendit, u bënë drejtorë të mëdhenj në Dogana, në Tatime, në Policinë e Shtetit, në institucione të tjera të rëndësishme të vendit.
Merita e vetme e këtyre njerëzve nuk ishte as artikulimi politik, as vizioni, as dëshira për të ndihmuar bashkëqytetarët e tyre. E kundërta kishte ndodhur. Në shumicën dërrmuese të rasteve, këta njerëz kishin qenë në burg pikërisht për dhunimin e bashkëqytetarëve të tyre, për shitjen dhe trafikimin e vajzave dhe nënave shqiptare; si në rastet e Elvis Roshit, Armando Prengës, Mark Frrokut dhe një duzine deputetësh e kryetarë bashkish. Një pjesë tjetër, njihej për helmimin e brezit të ri, përmes trafikut të drogës, larg prej të qënit shërbëtorë të qytetarëve.
Edi Rama solli në këtë sallë dhe u dha çelësat e qeverisjes llumit të shoqërisë, për një arsye të vetme, sepse i përdori ata në fushatën elektorale të vitit 2013 nën sloganin e bashkimit të të gjithë qelbësirave për të marrë pushtetin më çdo kusht. Shqiptarët e dinë fare mirë se kjo nuk është as shprehje retorike e imja dhe as një sajesë, por strategjia politike e Edi Ramës për të marrë pushtetin: Bashkimi i të gjithë qelbësirave.

Fatura që shqiptarët kanë paguar për këtë bashkim qelbësirash është para syve tuaj, është para tavolinave tuaja, është në xhepat tuaj, është në mendjet tuaja, të dashur bashkëqytetarë, ku për herë të parë në historinë e vendit, më shumë se gjysma e banorëve duan të largohen. Kjo sepse aleanca e Edi Ramës me krimin shkaktoi krizën më të thellë politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit.
Për dy vite me radhë Edi Rama dhe të njëjtët folës si sot i rezistuan projektit të dekriminalizimit që opozita, PD solli si zgjidhje. Me miratimin e këtij projekti, gjithsesi, kjo sallë u pastrua nga një numër jo i vogël kriminelësh të veshur me petkun e deputetit që vazhdonin trafikun e drogës, trafikun e qënieve njerëzore, por që, tashmë, kishin shtënë në dorë edhe tenderat, prokurimet, doganat.
Plot 350 funksionarë të emëruar nga Edi Rama nga niveli i deputetit, kryetarit të Bashkisë, këshilltarëve bashkiakë dhe institucioneve të tjera të larta të shtetit nuk janë më e nuk do të jenë për të paktën 20 vite funksionarë të zgjedhur apo të emëruar për shkak të ligjit të dekriminalizimit.
Por marrëdhëniet e krimit me Edi Ramën u sofistikuan. Në këtë anë të parlamentit sot kemi vëllezërit e mafiozëve, ushtarët e krimit, bashkëpunëtorët e trafikantëve.
Sot krimi kontrollon tërësisht kupolën e shtetit shqiptar. Sot qeveria e vërtetë është ajo e krimit. Ata i marrin rrogat dhe pensionet tuaja. Ata kanë kapur ekonominë, ata vendosin për buxhetin e shtetit, ata madje kontrollojnë ehde sinjalin televiziv. Asnjë qindarkë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, miliona për vete, ky është produkti i transformimit të marrëdhënies midis Edi Ramës dhe krimit.
Sot, opozita do të votojë amendamentin kushtetues, i cili propozon të njëjtën zgjidhje për politikanët, si ai që kemi votuar këtu në këtë sallë, për gjyqtarët dhe prokurorët, të njëjtin model që më pas kjo mazhorancë e adaptoi për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës. Në të ashtuquajturin Ligj për Vetingun e Policisë, ligj të cilin ne do ta kishim votuar, nëse do të ishte pranuar një kërkesë e jona, që vetingu të niste me Ministrin e Brendshëm.

Sot pra në Shqipëri kemi proces vetingu, të kontrollit të pastërtisë së figurës dhe kontakteve të papërshtatshme me krimin dhe të justifikimit të pasurisë. Asnjë ndryshim nuk ka vetingu për politikanët nga vetingu për gjyqtarët dhe prokurorët, nga vetingu që kërkohet për policët, për policin më të thjeshtë në fshatin më të largët. Deri tek polici më i thjeshtë shkon vetingu, por politikanët duan të jenë mbi ligjin.
Pra, shqiptarët sot e kuptojnë, që sot, nga kjo sallë, prapëseprapë një veting do të bëhet. Sot, nga kjo sallë do të merret vesh se cilët politikanë duan të jenë mbi ligjin, se cilët politikanë duan të mos i nënshtrohen të njëjtit test, si gjyqtarët, prokurorët, policët dhe gardistët, sepse kanë frikë nga ky test.
Dhe pse kanë frikë? Kanë frikë, sepse kushtet ku ndodhet sot vendi flasin qartë.
Kemi këtu një deputet, që quhet Jurgis Çyrbja, i provuar si anëtar i bandës së rrezikshme të Shullazit, i përfshirë në grabitje, tjetërsim pronash dhe aktivitete të tjera kriminale dhe qëndron në Kuvend i patrazuar.
Kemi akoma diku në radhët e fundit – ndonëse nuk ka ardhur këto kohë – Fatmir Xhafën, që ndihmoi vëllain t’i fshihet drejtësisë italiane dhe të vazhdonte trafikun, derisa u denoncua dhe pastaj manipuloi drejtësinë, duke sajuar dëshmi të rreme dhe pastaj dha dorëheqjen, duke shpresuar se do t’i shpëtojë drejtësisë.
Kemi atë që do të vijë të flasë pas meje, (Taulant Balla), i cili e ka deklaruar personalisht miqësinë me një kriminel të rrezikshëm që, me ndihmën e tij u bë kontraktor i miliona eurove kontrata publike dhe ka një aferë sot prej 60 milionë eurosh për të cilën është devijuar shtrati i Lanës, me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Kemi Alket Hysenin, që vazhdon të qendrojë këtu, ndonëse është provuar se ka rrëmbyer prona në jug të Shqipërisë dhe asgjë nuk i ndodh.
Kemi Arben Ahmetajn, ortak me inceneratorët, me njerëz të dënuar për krime në Belgjikë dhe vazhdon ministër e deputet i patrazuar.

Exit mobile version