Basha zbardh takimin: Angazhimi i kryeministrit Plenkoviç për ta ndihmuar Shqipërinë të bëhet anëtar i BE, një lajm i shkëlqyer!

Basha zbardh takimin me kryeministrin kroat: Angazhimi i kryeministrit Plenkoviç për ta ndihmuar Shqipërinë të bëhet një vend i denjë anëtar i BE-së, është një lajm i shkëlqyer për rrugën që nisim më 25 prill.

Dua ta falenderoj kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç për pritjen miqësore që më rezervoi së bashku me ministrin e Jashtëm dhe të Brendshëm të qeverisë së Republikës së Kroacisë. Përshpejtimi i rrugës europiane të Shqipërisë është prioriteti më i rëndësishëm për mua dhe Partinë Demokratike. Shqipëria ka mbetur në vendnumëro në këtë proces gjatë 8 viteve të fundit. Kjo ishte edhe tema qendrore e bisedës së sotme me mikun tim, kryeministrin Andrej Plenkoviç.

Kroacia është aleati ynë historik në procesin integrimit euro-atlantik, mbështetëse e fuqishme për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe sot një shembull dhe përkrahës i pakursyer i anëtarësimit në BE. Angazhimi që shprehu kryeministri Plenkoviç për ta ndihmuar Shqipërinë të bëhet një vend i denjë anëtar i BE-së, është një lajm i shkëlqyer për rrugën që nisim më 25 prill.

E njoha kryeministrin Plenkoviç me platformën tonë të integrimit. I shpreha mikut tim dhe të shqiptarëve vullnetin e vendosmërinë tonë për të përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian. Ky proces do të sjellë për Shqipërinë fonde të mëdha për bujqësinë, biznesin e vogël dhe të mesëm, sipërmarrjet e të rinjve dhe demokracinë.

Ndava me kryeministrin kroat bindjen se ne do t’ia dalim ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian ashtu siç e bëmë atë anëtare të NATO-s dhe liberalizuam vizat me zonën Shengen. Me ndihmën e Kroacisë mike dhe aleate, duke mësuar nga eksperienca e saj, ne do të sjellim rritje ekonomike dhe punësim për qytetarët tanë.

2 60

Exit mobile version