Kryetari i PD, Basha pas mbledhjes së Kryesisë e k nisur mesazhin për mediat në anglisht me një shprehje të President legjendar amerikan, Abraham Linkoln. Basha deklaroi se djegia e mandateve nuk është një qëllim në vetvete, por një hap politik për të shmebur qeverinë e krimit. “Zoti e bekoftë Amerikën” ishin fjalët e Bashës pas mbledhjes së Kryesisë dhe mjaft kuptimplotë për moementin dhe vendimin që tashmë ka marrë opozita e bashkuar. Basha tha se vendimi është marrë në mënyrë unanime nga deputetët e PD. “Shpresoj se kjo sakrificë do ja vlejë”, tha Basha.
Basha sqaroi se djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete, por rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor: Shembja e një qeverie të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe kthimi i një qeverie të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit.
Mbledhja e Kryesisë së PD sapo përfundoi. Me votë unanime u miratua vendimi i grupit parlamentar të PD për djegien e mandateve të PD, vendim i cili do t’i përcillet për vendimmarrje finale nesër Këshillit Kombëtar të PD. Pyetje:
Zoti Basha a keni ju një qëndrim lidhur me deklaratën e ambasadës së SHBA?
Lulzim Basha: Unë nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë, por dua t’jua them fare qartë: për PD dhe për mua, personalisht, nuk ka frymëzim më të madh sesa SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti, mes galerisë së personaliteteve që kanë dhënë kaq shumë në altarin e demokracisë amerikane, veçoj presidentin Lincoln. Dhe dua ta citoj, ndjesë se citimi duhet bërë fjalë për fjalë, po aq sa më kujtohet nga fjalimi i tij në Gettysburg. “That these dead shall not have died in vain. That this nation under God, shall knoë a neë birth of Freedom and that Government of the people, by the people and for the people shall not perish from the face of Earth”. Tani, për të gjithë bashkëqytetarët e mi dhe bashkëkombasit kudo që na ndjekin. Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete. Djegia e mandateve është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor: që të shembim një qeveri të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Për këtë, ne nuk po kërkojmë të marrim diçka. Nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar, siç ka bërë Edi Rama dhe siç është vërtetuar edhe nga provat gjyqësore të publikuara nga Zëri i Amerikës. Ne po japim. Dhe për ta përkthyer tani thënien e Presidentit Lincoln, shpresoj që kjo sakrificë nuk do të shkojë dëm. Se ky komb nën Zot, do të ketë një lindje të re të Lirisë dhe Demokracisë dhe se qeverisja e njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut, nuk do të zhduket nga faqja e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Amerikën!