Kryetari i PD, Lulzim Basha në bashkëbisedim me të rinjtë e Elbasanit, ku po prezanton edhe platformën e Opozitës për të dalë nga rrënimi ekonomik tha ndër të tjera se, zotimi im numër 1 dhe i PD është kthimi i shpresës!
Në fjalën e tij Basha tha ndër të tjera se, ‘Rinia është ajo që i kanë hequr te parës vëmendjen qeveritarët e sotëm. Dështimi numër një i kësaj qeverie, është dështimi me rininë. Jo për faj të rinisë por për shkak se kjo qeveri ka vrarë shpresën. Zotimi im numër 1 dhe i PD është kthimi i shpresës’
“E nisim këtë takim me një mbrëmje shumë të vecantë, mbrëmje që përkujton një ditë të madhe për demokracinë që është 4 nëntori ku rinia gjermane rrëzoi murin e Berlinit si dhe 4 nëntorin e ditës së parë të lirisë së besimit në Zot në Shqipëri, që përkon me meshën e parë të mbajtur në Shkodër. Që përbën një nga ditët më të çmuara të 30 viteve të fundit të demokracisë shqiptare.
Një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës dhe qeverisë së tij është dështimi me rininë.
Me rrogat më të ulta , me kostot më të larta të jetës, më pamundësinë për arsimim, me gjendjen jashtëzakonisht të vogël të financave dhe akoma më të dobëta të financave të rinisë.
Dështimi më i madh i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri është dështimi me rininë.
Sa herë rinisë i jëpët mudnësinë ajo shkëlqen edhe më shumë se një rinia evropiane
Sepse kjo qeveri ka vrarë shpresën dhe ka detyruar rininë të emigrojë.
Nuk ka prse të jetë kështu, në një vend me pasuri. Këtu pasuria më e madhe është rinina, që kur i jepet mundësi ja dalin dhe të shkëlqejnë, janë frymëzues për njëri tjetrin dhe shoqërinë, në shkencë, art, sipërmarrje.
E vetmja gjë që na mungon janë investimet e huaja që janë gati të korrin talentin e një rinie të kualifikuar, por që e kanë të pamundur të investojnë në Shqipëri me kushtet e kësaj qeverie. Por sot kam ardhur tju dëgjoj, shpresat, idetë, sfidat por edhe shqetësimët tuaja.
Zotimi im është kryesor të kthejmë shpresën në vendin tonë.
Tju japim ju nëpërmjet mundësive, nëpërmjet klimës së mirë të biznesit, edhe më shumë punësim dhe mbi të gjitha të bëjmë të mundur ta ndryshojmë këtë vend, që i ka të gjitha shanset, të zgjidhni të qëndroni këtu, të ndërtoni familjet tuaja këtu…”, u shpreh Basha.