Basha thirrje banorëve të Laçit: Merrni fatin tuaj në dorë! Sot gjithë bota e di se Rama nuk është kryeministri i shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje banorëve të Laçit të marrin fatin e tyre në dorë, sepse “Rama, kryeministri i Gjushit, kujdeset vetëm për pasurimin e tij personal dhe si e si t’u shërbejë atyre që e sollën në pushtet, kriminelëve dhe oligarkëve.’
“Zonja dhe zotërinj, të gjitha këto probleme tuaja do të gjejnë zgjidhje kur të kemi një qeveri dhe një kryeministër që ka ardhur në pushtet me votat tuaja, tha Basha. Sot gjithë bota e di se Rama nuk është kryeministri i shqiptarëve, ai është kryeministri i Gjushit, se kujdeset vetëm për pasurimin e tij personal dhe si e si t’u shërbejë atyre që e sollën në pushtet, kriminelëve dhe oligarkëve, një grusht njerëzish që kanë marrë në dorë qeverisjen e vendit.
Këta nuk kanë interesin tuaj në mendje dhe zemër. Këtë e dëgjoj kudo që shkoj. Ka vetëm një thirrje: koha e fjalëve ka mbaruar! Ka ardhur koha që populli të marrë fatet e tij në dorë. Kanë kaluar 6 vite dhe e keqja vetëm sa është zhytur thellë e më thellë, skandal pas skandali, aferë pas afere. Çdo herë zbulohet se kjo qeverisje ka nëj slogan: grabit shumicën, pasuro pakicën. Nuk ka mirëqënie me Edi Ramën, nuk ka Europë me Edi Ramën”.

Artikulli paraprakVjedhja 20 milionë euro, Presidenti i kujton direkt Ramës se është përgjegjës, i fshihet dokumentacioni
Artikulli tjetërS’ka më dyshime, gjendet trupi i Salah dhe avioni në fund të detit