Basha: Përgjigjet nga SHBA dhe Britania vërtetojnë se PD nuk ka shkelur ligjin

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zbardhur sot, arsyen e paraqitjes së tij në Prokurori gjatë mëngjesit, lidhur me një hetim të hapur prej një viti e gjysëm dhe ka deklaruar se është e vërtetuar që PD-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj.

Basha bëri të ditur se zhurma mediatike që po bëhet për thirrjen e tij në Prokurori është e nxitur qëllimisht nga qeveria, ndaj i bëri thirrje Prokurorisë të publikojë përgjigjen e ardhur prej mëse 6 muajsh nga SHBA për çështjen në fjalë.

Basha sqaroi: “Jemi thirrur sot në Prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Dua ta bëj të qartë për gjithsecilin prej jush sot dhe qytetarët se hetimi i hapur prej një viti e gjysëm bëhet mbi bazën e nenit 190 për çështjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në KQZ. Pra, çështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto formularë janë mbushur apo jo siç duhet.

Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat është investuar fuqimisht qeveria, e cila e aktivizon këtë hetim sa herë i duhet për nevoja politike.

Ka një vit e gjysëm që ka nisur hetimi, ka më shumë se 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia, të cilat vërtetojnë se as PD-ja, asnjë drejtues i PD-së nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në Britaninë e Madhe. Ndaj i kam kërkuar Prokurorisë dhe ju nxis t’i kërkoni të bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe”.

Pyetje: Kur jeni njohur më këtë përgjigje?
Basha: Sot! Edhe njëherë unë ju nxit t’i kërkoni Prokurorisë të bëjë publike përgjigjet e ardhura prej mëse 6 muajsh nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat vërtetojnë se PD-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD LULZIM BASHA PARA PROKURORISË
Jemi thirrur sot në prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Dua ta bëj të qartë, për gjithësecilin prej jush sot këtu dhe, përmes jush, të gjithë qytetarët, se hetimi i hapur tashmë prej një viti e gjysëm bëhet mbi bazën e nenit 190 për çeshtjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Pra çeshtja që po hetohet me kërkesë të Partisë Demokratike, është nëse këta formularë janë mbushur apo jo siç duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat është investuar fuqimisht qeveria e cila e aktivizon këtë hetim, sa herë i duhet për nevoja politike.

Ka një vit e gjysëm që ka nisur ky hetim, ka më shumë se gjashtë muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia, të cilat vertetojnë se as Partia Demokratike, as një drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në Britaninë e Madhe.

Ndaj i kam kërkuar prokurorisë dhe ju nxis ju t’i kërkoni t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Pyetje: Kur jeni njohur me letërporositë?

Basha: Sot.

Pyetje: Çfarë thoshin letërporositë?

Basha: Unë edhe njëherë ju nxis t’i kërkoni prokurorisë të bëjë publike përgjigjet e ardhura prej më shumë se gjashtë muajsh nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj.

Faleminderit, ditë të mbarë!

Exit mobile version