Basha: Bisha e plagosur bëhet më e rrezikshme në momentet e fundit

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka shkuar pranë banorëve të Unazës së Re pas terrorit policor ndaj protestuesve. Basha i ka bërë thirrje policisë të tërhiqet menjëherë nga ushtrimi i terrorit ndaj protestuesve.
“Banorët kanë mbi katër muaj që protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre nga aferat korruptive për të cilën duhet të ishin në burg, Damian Gjiknuri si dhe duhet të ishte marrë i pandehur, Edi Rama.
Ky ëshë një informacion i rrjedhur nga burime të besueshme, ka qenë një urdhër politik i ardhur nga nivelet më të larta, supozohet nga Sandër Lleshaj dhe Edi Rama për të kryer akte raprezalje mbi banorët. Interpretimi im është ky, që bisha e plagosur bëhet më e rrezikshme në momentet e fundit.
Kanë kuptuar që u ka ardhur fundi dhë në vend që t’i vendosin gishtin kokës, mendojnë që mund ta shtyjnë duke ushtruar terror mbi qytetarët.
Me çfarë argumenti hodhën gaz ditën e shtunë ndaj protestuesve?
Me të njëjtat argumenta, sepse këta marrin urdhëra dhe i shërbejnë bandave kundër popullit”, tha Basha.
Protesta e banorëve të Unazës së Re sonte ka zgjatur më shumë se zakonisht pasi aty janë shfaqur forca të shumta të policisë si dhe të FNSH.

Exit mobile version