“Bashës i marrshin të keqen”, Erbi Ago: Humbjet më të thella të PD-së kanë qenë me Berishën në krye

Analisti Erbi Ago ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e konsideruar atë një dështim të thellë për Partinë Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës.

Në një deklaratë për median, Ago theksoi se ky është moment për reflektim të thellë brenda PD-së, duke sjellë në vëmendje faktin se përjashtimi i mendimit ndryshe dhe mungesa e debatit të shëndetshëm politik kanë sjellë ndarje të thella dhe dobësim të forcës opozitare.

Fatkeqësisht, mendimi ndryshe në PD krijon skizma marramendëse. Ka nevojë për reflektim serioz. Kërkuan me ngulm largimin e z. Basha, duke pretenduar se nuk mund të përballonte Edi Ramën dhe PS-në. Por faktet flasin vetë: dy humbjet më të thella historike të PD-së kanë qenë me Berishën në krye – në vitin 2013 dhe tani, në 2025”, u shpreh Ago.

Ai shtoi se krahasuar me situatën aktuale, kontributi dhe rezultati i Lulzim Bashës merr një tjetër vlerësim.

Pjesë nga fjala e Agos:
Fatkeqësisht, kemi parë që mendimi ndryshe në PD sjell skizma marramendëse. Ka nevojë për reflektim serioz në Partinë Demokratike – reflektim pse? Sepse kërkuan me ngulm largimin e z. Basha, duke arsyetuar se nuk ia dilte dot përballë Edi Ramës dhe PS-së. Ndërkohë, dy humbjet më të thella historike të PD-së kanë ndodhur pikërisht me Berishën në krye, në vitin 2013 dhe tani, në 2025. Po ta flasim pak me gjuhë tavoline, Bashës i marrshin të keqen me çfarë po ndodh.”

Exit mobile version