“Bashkëpunimi Rama-Berisha nisi më 6 mars, vazhdoi me Kulla, e po vijon për të penguar Reformën Zgjedhore”/ Kulluri: I bashkon SPAK si armik i përbashkët

Në një reagim për mediat, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, shprehet se  “bashkëpunimi Rama -Berisha nuk është më lajm. Nisi me bashkëpunimin në zgjedhjet e 6 marsit, vazhdoj me kullat po vijon me përpjekjen për të penguar Reformën Zgjedhore, duke mbajtur në fuqi marrëveshjen e 2008 dhe qëllimi final është kontrolli i drejtësisë”.

“Si Rama dhe Berisha kanë sot armik kryesor SPAK dhe për këtë janë gati të bejnë gjithcka per te frenuar hetimin dhe gjykimin e korrupsionit madhor.” – shprehet më tej Kulluri.

REAGIMI I SEKRETARIT PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, EDVIN KULLURI

Bashkepunimi Rama -Berisha nuk është më lajm. Nisi me bashkepunimin me zgjedhjet e 6 marsit, vazhdoj me kullat po vijon me përpjekjen për të penguar reformën zgjedhore duke mbajtur në fuqi marrëveshjen e 2008 dhe qellimi final është kontrolli i drejtesise.

Si Rama dhe Berisha kanë sot armik kryesor SPAK dhe për këtë janë gati të bejnë gjithcka per te frenuar hetimin dhe gjykimin e korrupsionit madhor.

Edi Rama i ka bere llogatite gabim. Nuk do te mund ti imponoje PD per llogari te Sali Berishes asnje funksionar te tij.

Ashtu sic Sali Berisha nuk do te mund ta perdor kurre PD si mburoje e problemeve te tij me SPAK. Lehtesia me te cilen “kercejne” nga revolucioni ne tavolina pazaresh eshte “mbreselenes” ashtu si ndryshimi i befte i Rames per persona Non-Grata! Fshati qe duket, s’do kallauz.

Artikulli paraprakMasakra me 3 viktima tek “Zogu i Parë”, Gjykata e Lartë lë në burg përjetë Salvatore Letizian! Kush është killeri italian, pjesë e Kamorras në Napoli
Artikulli tjetërLapardhaja: Deri dje akuzonin PD-në se e ka marrë peng Rama, sot zëdhënësi i ‘non gratës’ ulet në bisedime me PS-në