Bashkëpunoi me bosin brazilian të kokainës, gjykata në Bolivi cakton masën e sigurisë për shqiptarin e arrestuar

Shqiptari i cili u arrestua në San Rafael de Velasco, gjatë një operacioni blic nga autoritetet e Bolivisë me qëllim goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës është lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 6 muaj.

 

Bëhet fjalë për të riun shqiptar të identifikuar si Lorenc Hyseni, i arrestuar mw 15 shkurt.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura në Santa Cruz në qendrën e Forcave Speciale për Luftën ndaj Krimit (Felç) për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqisnin të arrestuarit.

Sipas mediave vendase, Prokurori Victor Hugo Cervantes ngriti akuzat e “vrasje e mbetur në tentativë”, “organizatë kriminale”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake” ndaj Lorenc Hyseni, Wálter Rivero Lola, Leonardo Barsad da Rocha, Álvaro Roca Casupa, Joao Batista da Silva Carneiro dhe Jacop Dick Peter, shtetas shqiptarë, bolivianë dhe brazilianë.

Gjatë operacionit pati shkëmbim zjarri mes këtyre personave dhe forcave speciale, të cilat kishin shkuar në këtë zonë pas vrasjes së dy personave.

Ndërkohë baroni brazilian i drogës, i kapur bashkë më ta, Lourival Máximo da Fonseca, i akuzuar si trafikant ndërkombëtar droge prej viteve ‘90, u ekstradua mbrëmjen e së premtes në Brazil.

Artikulli paraprak“Radoiçiç duhet të arrestohet për sulmin në Banjskë”- Senatorja amerikane takohet me Kurtin dhe Vuçiç: Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë për…
Artikulli tjetër“Pa standarde, kemi frikë të kalojmë”- Balluku premtoi rrugën në qershor, shembet sapo u ndërtua aksi Korçë-Ersekë. Drejtuesit e mjeteve: Është e rrezikshme