Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm (19 Maj).
Ajola Xoxa ka mbërritur në SPAK rreth orës 11:00 në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Bashkëshortja e Erion Veliajt u paraqit para prokurorëve të posaçëm më 5 Maj, ku edhe iu komunikua një akuzë e re.
Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një akuzë të re Ajola Xoxës, atë të fshehjes së të ardhurave.
Gjithashtu, ajo është nën hetim për akuzat:
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë)
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.