Bashkia e Tiranës ndëshko fshtarta, duke e lënë pa rrugë, pa ujë, pa drita dhe pa fonde për rindërtimin e shtëpive

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ishte sot në një fshat të ndëshkuar nga bashkia e Tiranës, duke e lënë pa rrugë, pa ujë, pa drita dhe pa fonde për rindërtimin e shtëpive. Është fshati Haskolaj që mbulohet nga njësia administrative e Ndroqit.

“Banorët në këtë zonë janë pa një rrugë të asfaltuar, tha Këlliçi. Bashkia e Tiranës i shpërfill sepse janë demokratë te deklaruar. A thua se është e jashtëligjshme të kesh bindje të tjera politike!

I kanë dënuar. Nuk u japin ujë e drita. Sakaq qeveria ka dhënë 1.7 milionë lekë të vjetra për dëmet nga tërmeti. Asgjë në krahasim me dëmet reale që kanë pësuar. Shumë familje vuajnë nga pamundësia për t’u ushqyer.

“Ata duan punë jo lëmoshë. Shqipëria është në shtëpinë tuaj, në ekonominë tuaj familjare, në çmimet e frutave-perimeve, në listat e borxheve tek ushqimorja e lagjes; Shqipëria është rruga e lagjes suaj, Shqipëria është aty ku banoni ju e jo në televizor. Më 25 prill duhet të nxjerrim Shqipërinë nga balta! Vetëm ne mund ta bëjmë! Të gjithë bashkë!”, u shpreh Këlliçi.

Exit mobile version