Protestat e shumta të biznesve që e detyruan Bashikinë e Tiranës të bëjë ndryshime në taksën e zënies së hapësirave publike, i ka kushtuar buxhetit të kryeqytetit ulje të planit të të ardhurave. Në vendimin “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2016¬2018 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë për vituin 2016” i cili ka kaluar në Këshillin Bashkiak, bëhet me dije se efektet e uljes së planit të të ardhurave me 158 milionë lekë, kanë ardhur për shkak të ngushtimit të sipërfaqeve të zonës A dhe kalimin e tyre në zonat e tjera respektive me taksa më të ulëta. Të ardhurat nga taksa për zënien e hapësirave publike me platforma, lule me kangjella apo edhe tregje publike ishin parashikuar në masën 758 milionë lekësh, ndërsa më ndryshimet e bëra janë parashikuar në vlerën e 600 milionë lekëve. Paketa fiskale e Bashkisë së Tiranës për këtë vit, detajon se zënia e hapësirës publike në zonën A që është në afërsi të qendrës do të paguhet, 1500 lekë/m2 në muaj, në zonën B 750 lekë/m2 në muaj dhe në zonën C 400 lekë për m/2 në muaj. Tarifat vlejnë për zënien e hapësirës publike për qëllime biznesi si vendosje mallrash jashtë vendit të tregtimit, vendosje tavolinash, sipërfaqet e zëna me platforma, sipërfaqe të rrethuara me vazo me lule, bimë dekorative, me kangjella, drurë dekorativ, kufizime me plasmasë dhe sende të tjera, etj të ngjashme me to. Ndërsa shfuqizimi i tarifës së pastrimit për vendosjen e tavolinave në hapsira publike, sërish një kërkesë e biznesit, buxheti humbet rreth 30 milionë lekë.
Kryesore
Continue to the category“Së shpejti bëjmë publik emrat e kandidatëve”, Basha: Jemi forca e...
Në intervistën për televizionin Vizion Plus, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi se ekipi i tij në zgjedhjet e ardhshme do të...