Një banesë u shkrumbua nga zjarri pasditen e djeshme në fshatin Sovjan të Maliqit, teksa zjarr vënia dyshohet se ka qenë e qëllimshme.
Si autor të zjarr vënies, Policia arrestoi sot pronarin e banesës, shtetasin Durim Rusi, 55 vjeç, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Burime për mediat bëjnë me dije se Durim Rusi ndodhej në gjendje të vështirë ekonomike dhe gjatë paradites së djeshme kishte shkuar në Bashkinë e Maliqit, ku kishte kërkuar ndihmë për rikonstruksionin e banesë së tij.
Por, Bashkia e Maliqit e kishte refuzuar me pretendimin se ai nuk mund të përfitojë nga programi i strehimit social.
Më pas ai kishte shkuar në banesën e tij dhe blutë e juglindjes dyshojnë se i vuri zjarrin banesë së tij, pasi mori refuzim nga pushteti lokal për ndihmë.