Bashkia i refuzoi ndihmën, zbulohet arsyeja pse 55-vjeçari i vuri zjarrin shtëpisë në Maliq

Një banesë u shkrumbua nga zjarri pasditen e djeshme në fshatin Sovjan të Maliqit, teksa zjarr vënia dyshohet se ka qenë e qëllimshme.

Si autor të zjarr vënies, Policia arrestoi sot pronarin e banesës, shtetasin Durim Rusi, 55 vjeç, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Burime për mediat bëjnë me dije se Durim Rusi ndodhej në gjendje të vështirë ekonomike dhe gjatë paradites së djeshme kishte shkuar në Bashkinë e Maliqit, ku kishte kërkuar ndihmë për rikonstruksionin e banesë së tij.

Por, Bashkia e Maliqit e kishte refuzuar me pretendimin se ai nuk mund të përfitojë nga programi i strehimit social.

Më pas ai kishte shkuar në banesën e tij dhe blutë e juglindjes dyshojnë se i vuri zjarrin banesë së tij, pasi mori refuzim nga pushteti lokal për ndihmë.

Exit mobile version