Bashkia Lezhë braktis tregtarët ambulantë, 285 familje pa bukë dhe pa të ardhura! (Video)

Ish-deputetja Lindita Metaliaj shkruan në një reagim të saj se, 285 tregtarë që ushqejnë familjet me ato pak të ardhura që fitojne nga shitjet në treg janë braktisur nga Bashkia e Lezhës. Sipas saj, edhe pse tregu duhej të ishte i hapur me urdhër të “shpëtimtarit të vendit”, deri në këto momente ai është akoma i mbyllur.

Postimi i plotë i ish-deputetes Metaliaj

Tregtaret e tregut industrial ne qytetin e Lezhes jane lene ne meshire te fatit!
285 tregtare ushqejne familjet me ato pak te ardhura qe fitojne nga shitjet ne treg.

Edhe pse tregu duhej te ishte i hapur me urdher te “shpetimtarit te vendit”,deri ne keto momente ai eshte akoma i mbyllur.

285 familje jane pa buke dhe pa te ardhura!

Kjo ndodh nga paaftesia,papergjegjshmeria dhe neglizhenca e Bashkise Lezhe e cila ka per detyre te dizinfektoje ambientet e tregut industrial!

Deri ne keto momente kjo nuk ka ndodhur!

Policia bashkiake bashke me policine e rendit sot shperndane protesten e tregtareve ,te cilet me te drejte kerkojne tu plotesohen kushtet dhe te merren te gjitha masat mbrojtese nga pushteti vendor dhe qendror, ne menyre qe te ushtrojne aktivitetin e tyre tregtar per te ushqyer familjet!

I bej thirrje Bashkise Lezhe dhe te emeruarit te saj te marrin te gjitha masat per te mundesuar hapjen e tregut industrial te Lezhes!

Gepostet von Lindita Metaliaj am Montag, 27. April 2020

Gepostet von Lindita Metaliaj am Montag, 27. April 2020

Artikulli paraprakKoronavirusi është armë biologjike, fakte dhe reagime
Artikulli tjetërCovid-19 dhe hipertensioni