Bashkia nis hakmarrjen ndaj dibranëve, i çon dajës së Ulsi Manjës të gjithë furgonët që hyjnë dhe dalin në Dibër

Nga Xhelal MZIU

Prej dy ditësh Bashkia e Dibrës ka urdhëruar policinë bashkiake dhe atë rrugore të largojnë nga stacionet të gjithë furgonat.

Urdhëri nuk është vetëm për 3 firmat që bëjnë transportin urban ndërqytetas, por edhe ato të fshatrave.

Me një urdhër Bashkia i çon dajës së Ulsi Manjës, të gjithë furgonët që hyjnë dhe dalin në Dibër, në terminalin privat të ndërtuar nga ai vetë.

Po çfarë ndodh!
Së pari shoferët e furgonëve do të shkojnë në një ambjent , tek ish/ tregu i gjësë së gjallë, një vend që nuk plotëson asnjë kriter për të qenë terminal.

E dyta, pasagjerët do të duhet që përveç biletës të paguajnë edhe një biletë urbani për të shkuar apo për tu kthyer nga terminali.

E treta, pasagjerët që kanë çanta, valixhe apo thasë me prodhimet e tyre, do t’u duhet të paguajnë taksi për të shkuar tek furgoni.

E katërta, pjesa më e madhe e pasagjerëve që frekuentojnë qytetin janë nxënës shkollash, të cilët mezi përballojnë biletat, e jo më të paguajnë edhe urbanin.

E pesta, se për çdo hyrje çdo mjet që çon pasagjerë apo bagazhe, duhet të paguajë 100 lekë për hyrje në terminalin privat.

E gjashta, se çdo furgon do të paguajë 400 lekë për qëndrimin në stacion.

Të gjitha këto do të sjellin shumë anomali në transportin urban qytetas dhe ndërqytetas.

Do të rritet çmimi i biletës!

Do të shtohen shpenzimet e urbanit!

Do t’i largohet shërbimi qytetarit!

Ndërsa do të fitojë vetëm Privati që ka ndërtuar terminalin, sekserët e Bashkisë, dhe ato që janë të lidhur me ta.

Kjo është hakmarrja që Rilindje ka vendosur ti bëjë Dibrës dhe Dibranëve për shkak të urrejtjes që ka si pasojë e humbjes së thellë që i dha asaj.

Artikulli paraprakShehu: Me djallëzinë e tij nga Firence, Rama vë në dyshim të ardhmen e Shqipërisë në BE
Artikulli tjetërRama sulmon Bashkimin Europian në Firence dhe e thotë me gojën e tij: Shqipëria nuk është gati për të hyrë në BE!