Bashkia Shkodër nis lirimin e ambienteve të KZAZ-ve, thirrje Policisë për mbështetje

Në mbështetje të ligjit “Për qeverisjen vendore”, bashkia Shkodrës ka kërkuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, përmes një shkrese me firmë të kryetares Voltana Ademi, që të jetë prezente në momentin kur do të largohen materialet zgjedhore të vendosura nëpër KZAZ-të ku ishte parashikuar që do të votohej për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Sipas kësaj kërkese, kjo pocedurë do tqë ndiqet në zbatim të dekretit të Presidentit lëshuar me datë 10 Qershor me të cilin ç’dekreton datën 30 Qershor si dastë zgjedhjesh, dhe që sipas saj, është botuar në fletorën e zytare.

Bashkia e shkodrës kërkon nga Policia që të jetë prezente dhe në mbështetje për lirimin e ambjenteve të caktuara për KZAZ por që janë në pronësi të bashkisë.

 

Artikulli paraprakFoto e papublikuar më parë, Rama dhe Gjushi drekë me bandën e Avdylajve pas vjedhjes së votave
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh? Presidenti Meta thërret në takim ambasadorët e BE