Bashkimi Evropian, i ndarë për masat ndaj Kosovës! Vendet e unionit nuk bien dakord: Sanksionet do të hiqen pjesërisht

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian një vit më parë, do të largohen pjesërisht dhe gradualisht.

Vendet anëtare të bllokut në diskutimin në Komitetin për politikë dhe siguri të BE-së nuk gjetën pajtim të plotë për këtë çështje.

Si arsye thuhet se është se Kosova nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet e BE-së. Kosova është penalizuar në disa aspekte nga masat ndëshkuese.

Dëmi më i madh është që Kosova nuk është kyçur në projektet e BE-së, sidomos në projektet e rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe për IPA. Ato në njëfarë mënyre e kanë pasur një ndalesë dhe të pritet se çka do të ndodhë me masat
Largimi i pjesshëm i masave shihet edhe si një mundësi për të rifilluar dialogu.

Mund të jetë një sinjal pozitiv për Qeverinë e Kosovës që të hapet një dritare që dialogu të vazhdojë aty ku ka mbetur, pra me zbatimin e marrëveshjeve.

Të hënën, kryediplomati Josep Borrell përmes një raporti dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian rekomandoi largimin e masave ndëshkuese, që fillimisht u vendosën ndaj Kosovës, pasi cilësohej se nuk bëhej mjaftueshëm për de-eskalim te situatës në veri.

Artikulli paraprakGjetja gjeniale, si tifozët gjermanë bëjnë biznes me lojtarët e Kombëtares shqiptare
Artikulli tjetërZbulohet se kush e kërkoi divorcin Meta apo Kryemadhi? Karamuço: SPAK fitoi mbi ta, shumë shpejt do të jenë nën akuzë