Bashkitë, shkollat, spitalet dhe komisariatet vatra të nxehta Covidi

Situata e pandemisë në qarkun e Beratit vijon të jetë tepër shqetësuese, ku numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të konsiderueshme ditët e fundit.

Burime për Faxweb bëjnë me dije se në rang qarku përgjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 28 persona, ku në radhët e bluzave të bardha kemi: 1 mjek i Repartit të Urgjencës dhe 1 mjek patholog.

Pozitiv kanë rezultuar gjithashtu edhe 1 edukatore dhe një sanitare në kopshtin “Çlirim 1”, 1 edukatore tek Kopshti Rom, 1 mësuese në shkollën “18 Tetori” Kuçovë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në fshatin Pobrat, 2 efektivë policie në DPV Berat, 1 punonjëse Auditi në bashkinë Dimal si dhe 1 punonjëse në fasonerinë Malotex.

Artikulli paraprak150 gra të fasonerisë në Përmet dalin në protestë: S’na dhanë pagën e luftës, nuk duam…
Artikulli tjetërPse duhet të biesh në kurthin që ministrja ka ngritur për ty dhe për djalin tënd?!