Bashkohem edhe unë, por jo kur e thoni ju

Nga Ndriçim Mehmeti

Bashkohem edhe unë me thirrje për ti dhënë me shumë hapësirë modelit:
1. Të mjekut të ri, që do të qëndroj ne Shqipëri , por ju e dënoni me punë të detyruar 2-6 vjet;
2. Me të riun që do të ngrejë një biznes, por duhet të ketë të afërm një qeveritar ose ndonjë akraba, dajë, xhaxha, tese, hallë, babë etj. të fuqishëm e me para;
3. Me të riun që nuk bën pushime, por punon të nxjerr lekët e shkollës, se ju i gënjyet për bursat e degëve prioritare, si dhe të përballoj jetesën e shtrenjtë të Tiranës;
4. Me modelin e punëtorit të servisit, kamarrierit, të sipërmarësve të suksesshëm në emigracion, por jo me atë që na prezantoi në avion e në koncertet e Athinës e Milanos, Komandanti ( në rastin e Elisës, Skënderbeu);.
5. Pajtohem unë dhe ndoshta shumë si unë, që së paku 3 muaj të mos jua shohim fytyrën, se na jeni bërë si njerëzit e shtêpisë. Madje kemi arritur deri aty sa gatuajmë dy pjata më shumë, të jenë, se nuk e dimë kur vini, në sabah, në darkë a në drekë;
6. Lejani ca kohë fjalën të rinjve, që ikin nga sytë këmbët, atyre të rinjve që punojnë në punë të zeza, atyre që I tallin shokët dhe shoqet e gjimnazit që kanë 2 pantallona e 3 bluza të përdorura dhe kalojnë javën, lerjani nënave të reja që nuk e mbyllin muajin, lerjani atyre që vërtet janë modele.

Dhe së fundi zamet e ke një llaf Komandantit në vesh:

Italiani me orë 30 mijë euro, që bredh lirshëm në Shqipëri, nuk është ndonjë model për ta veçuar. Ne kemi bosat e lagjes, që 30 mijshen e kanë lek fazoletash, ose qokë synetlliku.
Hiret e një fotoje të bukur dhe luksi i kolltukut të Kryetares së Kuvendit, nuk e mbulojnë dot realitetin ulëritës të zbrazjes së përditshme të vendit, nga të rinjtë.

Ndaj ju lutem me përulësi: Heshtni

Artikulli paraprakParanoja e Edi Ramës: krijon robotë patronazhistë, por edhe ata e tradhëtojnë
Artikulli tjetërE rëndë/ Ra nga tarraca e katit të 5-të, humb jetën në spital 50-vjeçari! Ja çfarë dyshohet