Bastet sportive në Serinë A, portieri i klubit italian përfundon nën hetimin e Prokurorisë

Një tjetër rast i mundshëm i basteve të futbollit në Serinë A.

 

Sipas asaj që raportohet nga Il Messaggero Veneto, portieri i Udinezes, Maduka Okoje ka përfunduar nën hetim pas kërkimeve të kryera nga Prokuroria Publike e Udinezes. Për raportimin ndaj tij, u bë shkak një nga kartonët e verdhë gjatë ndeshjes kundër Lacios të luajtur më 11 mars 2024.

Fakti u raportua nga Sisal, nëpërmjet një algoritmi të krijuar për të identifikuar anomalitë në lojë dhe portieri u njoftua në fund të dhjetorit.

Artikulli paraprakPakti i katërt Rama-Berisha përpara zbardhjes së Listës së re të Zezë nga SHBA
Artikulli tjetërDrama e eksporteve! Fasoni drejt falimentit, në 2024-n u shënua rënia më e fortë në 3 dekada! Tri faktorët që ndikuan