Basti i Tsiprasit me votëbesimin në Parlament

A e fut nё krizё dorёheqja e ministrit tё tij tё Mbrojtjes kryeministrin grek Alexis Tsipras? Politikani i majtё ka sidoqoftё shanse tё mira tё fitojё votёn e mosbesimit nё Parlament.
Ndarja ishte e shpejtё dhe pa dhimbje, por e pёrgatitur mirё. Pas vizitёs nё kishё, ministri i Mbrojtjes doli pёrpara kamerave tё dielёn (13.01),lidhur me takimin me kryeministrin e majtё Alexis Tsipras. Biseda zgjati vetёm dyzet minuta. Nё deklarata tё veçanta, tё dy politikanёt falënderuan njeri-tjetrin pёr bashkёpunimin dhe madje shprehёn keqardhje pёr mbarimin e kёtij bashkёpunimi. Kammenos foli pёr njё „ditё historike” pёr partinё e tij populiste tё djathtё ANEL dhe theksoi, se nuk kishte asnjё opsion tjetёr pёrveç. largimit nga qeveria. Arsyeja ёshtё kompromisi mё i fundit nё debatin pёr Maqedoninё, tё cilin Tsiprasi e mbron plot energji dhe qё synon t´ia paraqesё parlamentit sa mё parё.
Kammenos deklaroi se ai ka thёnё gjithmonё, se nuk do tё pranojё asnjё kompromis lidhur me debatin pёr emrin e fqinjit verior pёr sa kohё pёrmendet koncepti „Maqedoni”. Tani ai do t´i bёjё thirrje tё gjitha „forcave patriotike” tё forcojnё partinё e tij pёr tё penguar kompromisin me vendin fqinj. Nё rastin mё ekstrem ai do t’i drejtohet Gjykatёs sё Lartё Adminsitrative tё Greqisё dhe do tё nxjerrё nё rrugё pasuesit e tij. Ish-ministrin e Jashtёm, Nikos Kotzias, qё kishte marrё pjesё nё Marrёveshjen pёr Maqedoninё, ai e akuzoi qё ka cёnuar “soverenitetin kombёtar”. Kotzias nga ana e tij tha (13.01) se Kammenos duhet tё ishtё larguar mё parё.
Vota e mosbesimit brenda javёs
Çfarё thotё kryeministri? Pas takimit me Kammenos Aleksis Tsipras deklaroi se do tё kёrkojё votёbesimin nё ditёt nё vazhdim. Tё martёn (15.01) do tё fillojё debati dhe mё sё vonti tё enjten (17.01) do tё dalё rezultati.

Partia e Majtё Syriza e Tsiprasit ka 145 nga 300 deputetёt nё Parlament. Megjithatё Tsiprasi duket optimist, se do tё ketё pas vehtes shumicёn e domosdoshme duke marrё vota nga deputetё tё pavarur dhe madje edhe nga partia ANEL. Kёtё rrezik duket se e ka kuptuar edhe Kammenosi, i cili kёrcёnoi me pёrjashtim nga partia tё atyre deputetё qё do tё votonin pro Tsiprasit nё kёmbim tё njё posti qeveritar.
Politologu Levteris Koussoulis mendon se ka shumё mundёsi qё Tsipras tё fitojё nё parlament votёbesimin dhe se parlamentarё tё veçantё tё ANEL-it do tё votojnё pёr tё. Largmi i Kammenos-it nuk ishte aq i dhimbshёm sa u mundua tё paraqitej. Kёshtu tё dy politikanёt do tё mund tё pёrqёndrohen nё zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kammenos do ta bёjё çёshtjen e Maqedonisё temё qendrore tё fushatёs elektorale kurse Tsiprasi do tё kthehet nё temat e tij tradicionale. Nuk ёshtё çudi qё pas zgjedhjeve tё dyja partitё edhe pse jo tё njёjta, tё bashkёpunojnё pёrsёri, tha Koussoulis.
Marrёveshja pёr Maqedoninё pason
Nёse Tsprasi do tё fitojё votёbesimin nё parlament ai do ta sjellё pёr votim Marrёveshjen pёr Maqedoninё. Nё kёtё votim ai nuk mund tё shpresojё nё vota nga deputetë tё partisё ANEL. Megjithatё ёshtё e mundur qё deputetё tё veçantё nga partia sozial-liberale “To Potami” ose edhe parlamentarё tё pavarur tё votojnё pro kompromisit me vendin fqinj. Edhe kryetari i konservatorёve nё opozitё, Mitsotakis ka deklaruar nё mёnyrё tё pёrsёritur se ёshtё kundёr kompromisit tё arritur sё fundmi. Nёse marrёveshja do tё hidhet poshtё nga parlamenti, Tsiprasit nuk i mbetet gjё tjetёr veçse tё thёrrasё zgjedhje tё parakohshme parlamentare. Politologu Koussoulis mendon se strategjia e kryetarit tё qeverisё janё zgjedhjet e parakohshme edhe nёse çdo gjё shkon sipas planit dhe marrёveshja pёr Maqedoninё aprovohet nga parlamenti. “Tsiprasi nuk do tё presё deri nё zgjedhjet e rradhёs parlamemtare qё duhet tё mbahen nё vjeshtё. Mё sё vonti nё maj do tё ketё nё Greqi zgjedhje parlamentare”, beson politologu.

Artikulli paraprakDeputetët europianë letër britanikëve: “Ju lutemi, mos dilni nga BE”
Artikulli tjetër“No more fake-state”, përgjigja e ashpër e Presidentit për Ramën