Nga Marsid Gupi
Reforma në Drejtësi prodhoi dy institucione shumë të rëndësishme, SPAK-un dhe GJKKO, të cilat me çështjet e fundit që kanë në shqyrtim si ato të ish- kryeministrit Berisha, Zv. Kryeministrit Ahmetaj, ish-ministrave Beqaj dhe Mediu po përforcojnë bindjen e qytetarëve se përpara ligjit janë të gjithë të barabartë!
Konstekstin e kësaj situate e definon shumë qartë një shprehje latine e cila thotë: “A Deo rex, a rege lex”- Prej Zotit te Mbreti, prej Mbretit te Ligji!
Pikërisht në një kohë shumë të shkurtër këtë trajektore që na kishte munguar në gjithë ekzistencën tonë si shtet, e përshkruan në një kohë shumë të shkurtër këto dy institucione, të cilat u krijuan me suportin maksimal nga përfaqësitë e SHBA.
Tirania e stanjacionit 33 vjeçar në Shqipëri nuk mund të shkulej ndryshe përveçse me institucione të pavarura me suport dhe mbështetje ndërkombëtare.
Personazhet e këtij tranzicioni sot janë pa pushtet, të demaskuar nga ndërkomtarët nëpërmjet shpalljes Non-Grata , të shpallur nën hetim nga ligji, por të patrazuar moralisht për të vazhduar narrativat e tyre që tashmë janë kthyer në barcoleta.
Kam dëgjuar që disa klientë të një lokali poshtë shtëpisë të Zotit Berisha aludonin po sikur ti bjeri nga duart megafoni ose ndonjë flamur dhe të plagoset ndonjë nga ndjekësit a i rëndohet masa pishtarit të demokracisë!
Po sikur ndonjë komshi ta padisë për ndotje akustike, a është edhe si pjesë e komplotit për ti mbyllur gojën pishtarit të fjalës së lirë?!
Në daljen e fundvitit përballë gazetarëve ishte shqetësuar dhe kryeministri Z. Rama pasi kuptohej nga përgjigja e pyetjeve dhe nga gjuha trupit…
Mendoj se e trazon precedenti Berisha dhe a e dini pse?
Sepse tashmë zbatimi i ligjit nuk është një liqen artificial i përgjumur por një Oqean i trazuar nga rrymat që kërkojnë legjitimitet dhe transparencë.
Pikërisht këto rryma Amerikane dhe Europiane kanë krijuar një baticë e cila përmbyti Berishën dhe një zbaticë e cila do tërheqi në thellësi Ramën…